I'm an industrial engineer. The goal in my life has always been to make more and more products in the least amount of time and resources. While working at Toyota, all I knew was how to make cars until I met Dr. Akira Miyawaki, who came to our factory to make a forest in it in order to make it carbon-neutral. I was so fascinated that I decided to learn this methodology by joining his team as a volunteer. Soon, I started making a forest in the backyard of my own house, and this is how it looks after three years.
Jam një inxhinier industrial. Qëllimi i jetës sime ka qenë gjithmonë që të krijoj shumë e më shumë produkte në sa më pak kohë e burime. Ndërsa punoja per Toyota dija vetem si të ndërtoj makina, derisa u takova me Dr.Akira Miyawaki i cili erdhi në kompaninë tonë për të krijuar një pyll me qëllim që të neutralizojë gjurmën e karbonit. Isha aq i mahnitur saqë vendosa të mësoj metodologjinë e tij duke ju bashkuar ekipit të tij si vullnetar. Së shpejti, fillova të krijoj një pyll në oborrin e shtëpisë sime, dhe ja siç duket pas tri vjetesh.
These forests, compared to a conventional plantation, grow 10 times faster, they're 30 times more dense, and 100 times more biodiverse. Within two years of having this forest in our backyard, I could observe that the groundwater didn't dry during summers, the number of bird species I spotted in this area doubled. Quality of air became better, and we started harvesting seasonal fruits growing effortlessly right in the backyard of our house.
Këto pyje, krahasuar me plantacionet tradicionale, rriten 10 herë më shpejt, janë 30 herë më të dendur, dhe me 100 herë më shumë biodiversitet. Pas dy vjetesh që pylli ekzistonte në oborrin tonë kam vërejtur se uji nëntokësor nuk është tharë gjatë verës, kurse numri i zogjve në këtë zonë është dyfishuar. Kualiteti i ajrit është bërë më i mirë, dhe ne filluam vjeljen e frutave sezonale të cilat rriteshin pa mund mu në oborrin e shtëpisë sonë.
I wanted to make more of these forests. I was so moved by these results that I wanted to make these forests with the same acumen with which we make cars or write software or do any mainstream business, so I founded a company which is an end-to-end service provider to create these native natural forests. But to make afforestation as a mainstream business or an industry, we had to standardize the process of forest-making. So we benchmarked the Toyota Production System known for its quality and efficiency for the process of forest-making.
Doja të krijoja më shumë pyje të tilla. Isha aq i prekur nga këto rezultate saqë doja të krijoja të tilla pyje me mendjemprehtësinë me të cilen krijojmë vetura, shkruajmë programe apo bëjmë çfarëdo biznesi bashkëkohor, kështu që themelova një kompani te bazuar mbi sherbimin gjithepershires për të krijuar këto pyje natyrale, vendore. Por për ta bërë pyllëzimin një biznes bashkëkohor apo një industri, duhet që të standardizojmë procesin e pyllëzimit. Kështu ne vleresuam sistemin e prodhimit të Toyota-s të njohur për kualitetin dhe efikasitetin për procesin e pyllëzimit.
For an example, the core of TPS, Toyota Production System, lies in heijunka, which is making manufacturing of different models of cars on a single assembly line. We replaced these cars with trees, using which now we can make multi-layered forests. These forests utilize 100 percent vertical space. They are so dense that one can't even walk into them. For an example, we can make a 300-tree forest in an area as small as the parking spaces of six cars. In order to reduce cost and our own carbon footprint, we started utilizing local biomass as soil amender and fertilizers. For example, coconut shells crushed in a machine mixed with rice straw, powder of rice husk mixed with organic manure is finally dumped in soil on which our forest is planted. Once planted, we use grass or rice straw to cover the soil so that all the water which goes into irrigation doesn't get evaporated back into the atmosphere. And using these simple improvisations, today we can make a forest for a cost as low as the cost of an iPhone.
P.sh., thelbi i TPS Sistemit prodhues të Toyota-s, mbështetet në HEIJUNKA, e cila e bën prodhimin e modeleve të ndryshme të veturave në një linjë të vetme montimi. Ne zëvendësuam makinat me peme, qe na sherben ne bërjen e pyjeve shumë-shtresorë. Këto pyje përdorin 100 përqind hapësirën vertikale. Ato po ashtu janë të aq dendura saqë as mund të ecni nëpër to. P.sh., mund të krijojmë një pyll me 300 drunj në një hapësirë të vogël sa vendparkimi i gjashtë veturave. Në mënyrë që të zvogëlojmë koston dhe gjurmët tona të karbonit, filluam përdorimin e biomasës vendore si permiresues e plehërues të tokës. P.sh., lëvozhgat e kokosit, të thërrmuara në një makinë përzihen me kashtën e orizit, pluhurin e orizimit e përzier me pleh organik e gjithe kjo hidhet në dheun ku eshte mbjelle pylli. Pasi ështe mbjelle, përdorim bar dhe kashtë orizi për të mbuluar dheun në mënyrë që i gjithë uji që shkon për ujitje të mos avullohet përsëri në atmosferë. Duke përdorur këto teknika të thjeshta, ne sot mund të krijojmë një pyll me çmim të ulët sa çmimi i një iPhone.
Today, we are making forests in houses, in schools, even in factories with the corporates. But that's not enough. There is a huge number of people who want to take matters into their own hands. So we let it happen. Today, we are working on an Internet-based platform where we are going to share our methodology on an open source using which anyone and everyone can make their own forest without our physical presence being there, using our methodology. At the click of a button, they can get to know all the native species of their place. By installing a small hardware probe on site, we can do remote soil testing, using which we can give step-by-step instructions on forest-making remotely. Also we can monitor the growth of this forest without being on site.
Sot, ne jemi duke krijuar pyje për shtëpi, shkolla, e madje edhe fabrika e korporata. Por kjo nuk mjafton. Ka numër të madh njerëzish të cilët duan t'i marrin çështjet në dore. Le të ndodhë. Sot, ne jemi duke punuar në një platformë interneti ku do t'i publikojmë metodologjitë tona, në një burim të hapur, me të cilat çdokush dhe të gjithë mund të krijojnë pyjet e tyre pa prezencën tonë fizike në vend, duke përdorur metodologjitë tona. Me një klikim butoni, ata do të kenë mundësinë të njohin të gjitha llojet vendore të vendit të tyre. Me instalimin e një pjese elektronike në vend, ne mund të bëjmë testimin e dheut nga largësia, që të mund të japim udhëzime hap-pas-hapi në krijimin e pyllit, nga largësia. Ne po ashtu mund të mbikëqyrim rritjen e pyllit pa qenë prezent në vend.
This methodology, I believe, has a potential. By sharing, we can actually bring back our native forests. Now, when you go back home, if you see a barren piece of land, do remember that it can be a potential forest.
Kjo metodologji, besoj ka potencial. Duke e shpërndarë, ne në fakt mund të rikthejmë pyjet tona vendore. Tani, kur të ktheheni në shtëpi, nëse e shini një copë toke të pa punuar, sillni ndërmend se ka potencial që të shndërrohet në një pyll.
Thank you very much. Thanks.
Ju faleminderit shumë. Faleminderit
(Applause)