My name is Amit. And 18 months ago, I had another job at Google, and I pitched this idea of doing something with museums and art to my boss who's actually here, and she allowed me to do it. And it took 18 months. A lot of fun, negotiations and stories, I can tell you, with 17 very interesting museums from nine countries. But I'm going to focus on the demo. There are a lot of stories about why we did this.
Më quajnë Amit. 18 muaj më parë, beja një punë tjetër në Google, dhe i propozova idenë, për të bërë diçka me muzetë dhe artin shefes time që ndodhet diku këtu, dhe ajo më lejoi ta bëj. U deshën 18 muaj. Mund t'iu tregoj plot histori e negociata argëtuese me 17 muze shumë interesante nga nëntë vende. Por do të përqëndrohem në demostrim. Ka shumë histori mbi arsyet pse e bëjmë këtë.
I think my personal story is explained very simply on the slide, and it's access. And I grew up in India. I had a great education -- I'm not complaining -- but I didn't have access to a lot of these museums and these artworks. And so when I started traveling and going to these museums, I started learning a lot. And while working at Google, I tried to put this desire to make it more accessible with technology together. So we formed a team, a great team of people, and we started doing this.
Unë mendoj se historia ime personale është shpjeguar shumë thjeshtë në figurë, dhe është qasja. Unë jam rritur në Indi. Kam marrë një arsim të mirë- Nuk po ankohem - por unë nuk kisha qasje në shumë prej këtyre muzeve dhe këto vepra arti. Dhe kështu kur fillova të udhëtoj e të shkoj në keto muzeume, fillova të mësoj shumë. E, ndërsa punoja në Google, u mundova ta transformoj këtë dëshirë ta bëj atë më të arritshme në sajë të teknologjisë. Kështu ne mblodhëm një grup të madh njerëzish, dhe filluam ta bëjmë këtë.
I'm going to probably get into the demo and then tell you a couple of the interesting things we've had since launch. So, simple: you come to GoogleArtProject.com. You look around at all these museums here. You've got the Uffizi, you've got the MoMA, the Hermitage, the Rijks, the Van Gogh. I'm going to actually get to one of my favorites, the Metropolitan Museum of Art in New York. Two ways of going in -- very simple. Click and, bang, you're in this museum. It doesn't matter where you are -- Bombay, Mexico, it doesn't really matter. You move around, you have fun. You want to navigate around the museum? Open the plan up, and, in one click, jump. You're in there, you want to go to the end of the corridor. Keep going. Have fun. Explore.
Do të filloj me demostrimin dhe pastaj do t'iu them disa nga gjërat më interesante që kemi pasur që nga fillimi. Pra, e thjeshtë: keni ardhur në GoogleArtProject.com. I hedh një sy të gjitha këtyre muzeve këtu. Keni Galerinë Uffizi, keni MoMA, muzeun Hermitage, muzeun Rijks, muzeun e Van Gogh. Unë do të hyj në një nga të preferuarat e mia, Muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork. Dy mënyra për të hyrë - shumë e thjeshtë. Kliko dhe, ja, ju ndodheni në muze. Nuk ka rëndësi se ku ndodhesh - Bombei, Meksikë, nuk ka rëndësi. Mund të lëvizesh rreth e rrotull, është kënaqësi. Dëshironi të shetisni rreth e rrotull muzeut? Hapni planin, dhe, me një klik, të transporton. Ju jeni këtu, por doni të shkoni deri në fund të korridorit. Vazhdo. Bej qejf. Exploro.
(Applause)
(Duartrokitje)
Thanks. I haven't come to the best part.
Falemnderit. Nuk kam arritur akoma tek pjesa më e bukur.
(Laughter)
(Të qeshura)
So now I'm in front of one of my favorite paintings, "The Harvesters" by Pieter Bruegel at the Met. I see this plus sign. If the museum has given us the image, you click on it. Now this is one of the images. So this is all of the meta-data information. For those of you who are truly interested in art, you can click this -- but I'm going to click this off right now. And this is one of these images that we captured in what we call gigapixel technology. So this image, for example, has close to, I think, around 10 billion pixels. And I get a lot of people asking me: "What do you get for 10 billion pixels?" So I'm going to try and show you what you really get for 10 billion pixels. You can zoom around very simply. You see some fun stuff happening here. I love this guy; his expression is priceless.
Tani unë jam para njëres nga pikturat e mia të preferuara, "Korrësit" nga Bruegel Pieter në Met. Shoh këtë shenjë plus. Nëse muzeu na ka dhënë foton, ju klikoni mbi atë. Kjo është një nga fotot. Pra, ky është i gjithë informacioni i të dhënave. Për ata që janë të interesuar me të vërtetë në art, ju mund të klikoni këtë - por unë nuk do ta bëj tani. Dhe kjo është një nga këto foto që ne kemi kapur me teknologjinë që e quajmë gigapixel. Ky imazh, për shembull, ështe i përberë, mendoj, nga rreth 10 miliard pixel. Shumë njerëz më pyesin: "Çfarë përfiton nga 10 miliardë piksel?" Kështu që do të përpiqem t'iu tregoj se çfarë përfitoni me të vërtetë nga 10 miliard pixels. Ju mund të zmadhoni rreth e rrotull shumë thjeshtë. Ju shikoni disa gjëra të lezeçme këtu. Më pelqen ky djali, shprehja e tij s'ka të paguar.
But then you really want to go deep. And so I started playing around, and I found something going on over here. And I was like, "Hold on. That sounds interesting." Went in, and I started noticing that these kids were actually beating something. I did a little research, spoke to a couple of my contacts at the Met, and actually found out that this is a game called squall, which involves beating a goose with a stick on Shrove Tuesday. And apparently it was quite popular. I don't know why they did it, but I learned something about it. Now just to get really deep in, you can really get to the cracks. Now just to give you some perspective, I'm going to zoom out so you really see what you get. Here is where we were, and this is the painting.
Por pastaj ju vërtet doni të hyni më thellë. Dhe kështu fillova të luaj përrreth, dhe gjeta që po ndodhte diçka këtu. Dhe thashë, "Prit. Kjo duket interesante." Duke i vërejtur nga afer, zbulova që këta fëmijë në fakt po rrihnin diçka. Bëra ca hulumtime, u keshillova me kontaktet e mia në Met, dhe në fakt kuptova se kjo është një lojë e quajtur "squail", e cila bëhet duke goditur një patë me shkop ditën e Mardi Gras. Dhe kjo me sa duket qe mjaft e përhapur. Nuk e kuptoj pse e bënin, por të paktën mësova diçka. Tani duke u zhytur më thellë, ju mund të shikoni plasaritjet. Për t'iu dhënë një ide, do të zvogëloni, per të parë atë që perfitoni. Ja ku ishim, dhe kjo është piktura.
(Applause)
(Duartrokitje)
The best is yet to come -- so in a second. So now let's just quickly jump into the MoMA, again in New York. So another one of my favorites, "The Starry Night." Now the example I showed you was all about finding details. But what if you want to see brush strokes? And what if you want to see how Van Gogh actually created this masterpiece? You zoom in. You really go in. I'm going to go to one of my favorite parts in this painting, and I'm really going to get to the cracks. This is "The Starry Night," I think, never seen like this before.
Pjesa më e bukur s'ka ardhur akoma - një sekondë. Tani me shpejtesi të hidhemi te MoMA, përsëri në Nju Jork. Një tjetër nga të preferuarat e mia, "Nata me yje". Shembulli që ju tregova ishte i gjithi mbi detajet, Por, nëse ju doni të shihni penelatat? Dhe sikur te doni të shihni se si Van Gogh krijoi këtë kryevepër? Ju zmadhoni. Ju futeni brenda. Unë do t'iu tregoj një nga pjesët e mia të preferuara në këtë pikturë, Dhe mund t'i shoh plasaritjet. Kjo është "Nata me yje", Siç nuk është parë ndonjëherë.
I'm going to show you my other favorite feature. There's a lot of other stuff here, but I don't have time. This is the real cool part. It's called Collections. Any one of you, anybody -- doesn't matter if you're rich, if you're poor, if you have a fancy house -- doesn't matter. You can go and create your own museum online -- create your own collection across all these images. Very simply, you go in -- and I've created this, called The Power of Zoom -- you can just zoom around. This is "The Ambassadors," based in the National Gallery. You can annotate the stuff, send it to your friends and really get a conversation going about what you're feeling when you go through these masterpieces.
Do t'iu tregoj një funksion tjetër të preferuar timin. Ka shumë gjëra të tjera këtu, por unë nuk kam kohë. Kjo është vërtet pjesa më bukur. Quhet Koleksionet. Çdonjeri nga ju, - nuk ka rëndësi nëse je i pasur,i varfër, nëse ke shtëpi luksoze- nuk ka rëndësi. Ju mund të shkoni dhe të krijoni online muzeun tuaj - të krijoni koleksionin tuaj me të gjitha këto imazhe. Shumë thjeshtë, ju hyni - dhe unë kam krijuar këtë të quajtur Fuqia e Zoom - ju mund të bëni zoom rreth e rrotull. Kjo është "Ambasadorët", ekspozuar në Galerinë Kombëtare. Ju mund të vini shënime, t'iu dërgoni miqve dhe të bëhet objekt diskutimi për atë që ndjeni kur parakaloni këto kryevepra.
So I think, in conclusion, for me, the main thing is that all the amazing stuff here does not really come from Google. It doesn't, in my opinion, even come from the museums. I probably shouldn't say that. It really comes from these artists. And that's been my humbling experience in this. I mean, I hope in this digital medium that we do justice to their artwork and represent it properly online. And the biggest question I get asked nowadays is, "Did you do this to replicate the experience of going to a museum?" And the answer is no. It's to supplement the experience.
Kështu që mendoj se, për të përfunduar, për mua, gjëja kryesore është se të gjitha gjërat e mahnitshme këtu nuk vijnë në të vërtetë nga Google. Po ashtu nuk vijnë as nga muzeumet, sipas mendimit tim. Unë ndoshta nuk duhet ta them këtë. Në të vërtetë vijnë nga artistët. Kjo ka qënë përvoja ime. Dua të them, që shpresoj se me këtë mjet dixhital i japim vendin e merituar punes së tyre dhe e përfaqësojmë ashtu si duhet online. Dhe pyetja e madhe që më bëjnë aktualisht është, "E keni bërë këtë për të replikuar eksperiencën e vizitës në muze? Dhe përgjigja është jo. Është për të plotësuar eksperiencën.
And that's it. Thank you.
Kaq ishte. Ju faleminderit.
(Applause)
(Duartrokitje)
Thank you.
Ju faleminderit.
(Applause)
(Duartrokitje)