Good morning. Let's look for a minute at the greatest icon of all, Leonardo da Vinci. We're all familiar with his fantastic work -- his drawings, his paintings, his inventions, his writings. But we do not know his face. Thousands of books have been written about him, but there's controversy, and it remains, about his looks. Even this well-known portrait is not accepted by many art historians.
Mirëmëngjes. Le t'i hedhim një vështrim për një minutë ikonës më të madhe të të gjitha kohërave, Leonardo da Vinçi. Ne të gjithë jemi njohur me punën e tij fantastike -- vizatimet e tij, pikturat, shpikjet, shkrimet e tij. Por ne nuk e dijmë fytyrën e tij. Mijëra libra janë shkruar rreth tij, por ka polemika të shumta në lidhje me pamjen e tij. Madje edhe ky portret i njohur nuk pranohet nga shumë historianë arti.
So, what do you think? Is this the face of Leonardo da Vinci or isn't it? Let's find out. Leonardo was a man that drew everything around him. He drew people, anatomy, plants, animals, landscapes, buildings, water, everything. But no faces? I find that hard to believe. His contemporaries made faces, like the ones you see here -- en face or three-quarters. So, surely a passionate drawer like Leonardo must have made self-portraits from time to time. So let's try to find them.
Pra, çfarë mendoni? A është kjo fytyra e Leonardo da Vinçit apo jo? Të shohim. Leonardo ishte një njeri që vizatonte gjithçka rreth tij. Ai vizatonte njerëz, figura anatomike, bimë, kafshë, peizazhe, ndërtesa, ujë, gjithçka. Por jo fytyra? Mua më duket e vështirë të besohet. Bashkëkohësit e tij pikturonin fytyra, siq janë këto që shihni këtu -- nga përballë apo tre të katërtat e fytyrës. Pra, me siguri një piktor plot pasion si Leonardo duhet të ketë bërë autoportrete nga koha në kohë. Pra, le të përpiqemi për të gjetur ato.
I think that if we were to scan all of his work and look for self-portraits, we would find his face looking at us. So I looked at all of his drawings, more than 700, and looked for male portraits. There are about 120, you see them here. Which ones of these could be self-portraits? Well, for that they have to be done as we just saw, en face or three-quarters. So we can eliminate all the profiles. It also has to be sufficiently detailed. So we can also eliminate the ones that are very vague or very stylized. And we know from his contemporaries that Leonardo was a very handsome, even beautiful man. So we can also eliminate the ugly ones or the caricatures. (Laughter)
Unë mendoj se nëse do ti hidhnim një sy gjithë veprave të tij dhe të kërkonim autoportretet, do të gjenim fytyrën e tij duke na vështuar. Kështuqë unë hetova të gjitha vizatimet e tij, më shumë se 700, dhe kerkova për portrete meshkujsh. Ato janë rreth 120, që i shihni këtu. Cilët nga këto mund të jenë autoportrete? Pra, për të verifikuar ato duhet të jenë bërë, përballë apo tre të katërtat e fytyrës. Që të mund ti eliminojmë të gjitha profilet. Ajo gjithashtu duhet të jetë mjaft e detajuar. Pra, ne gjithashtu mund të eleminojmë ato që janë shumë të paqarta apo shumë të stilizuara. Dhe e dimë nga bashkëkohësit e tij se Leonardo ishte shumë i pashëm, madje njeri mjaft i bukur. Pra, ne gjithashtu mund të eleminojmë ato të shëmtuarat apo karikaturat. (Të qeshura)
And look what happens -- only three candidates remain that fit the bill. And here they are. Yes, indeed, the old man is there, as is this famous pen drawing of the Homo Vitruvianus. And lastly, the only portrait of a male that Leonardo painted, "The Musician."
Dhe shikoni se çfarë ndodh - vetëm tre kandidatë mbeten që na përshtaten. Dhe ja ku janë. Sigurisht, njeriu i vjetër është këtu, siç është ky vizatim i famshëm pene i Homo Vitruvianus. Dhe së fundi, portreti i vetëm i një mashkulli që Leonardo ka pikturuar, "Muzikanti".
Before we go into these faces, I should explain why I have some right to talk about them. I've made more than 1,100 portraits myself for newspapers, over the course of 300 -- 30 years, sorry, 30 years only. (Laughter) But there are 1,100, and very few artists have drawn so many faces. So I know a little about drawing and analyzing faces. OK, now let's look at these three portraits. And hold onto your seats, because if we zoom in on those faces, remark how they have the same broad forehead, the horizontal eyebrows, the long nose, the curved lips and the small, well-developed chin.
Para se të shkojmë në këto fytyra, unë duhet të shpjegoj se pse kam të drejtë për të diskutuar rreth tyre. Unë personalisht kam bërë më shumë se 1100 portrete për gazeta, gjatë 300 -- 30 vjeteve, më falni, vetëm 30 vjet. (Të qeshura) Por janë 1100 dhe shumë pak artistë kanë pikturuar kaq shumë fytyra. Kështuqë mund të them se kam pak njohuri për hartimin dhe analizimin e fytyrave. Në rregull, tani të shohim këto tri portrete. Dhe prisni, sepse kur zmadhojme në këto fytyra, vejmë re se si ato kanë të njëjtin ballë të gjerë, vetullat horizontale, hundën e gjatë, buzët e lakuara dhe mjekrën e vogël të mirë-zhvilluar.
I couldn't believe my eyes when I first saw that. There is no reason why these portraits should look alike. All we did was look for portraits that had the characteristics of a self-portrait, and look, they are very similar. Now, are they made in the right order? The young man should be made first. And as you see here from the years that they were created, it is indeed the case. They are made in the right order. What was the age of Leonardo at the time? Does that fit? Yes, it does. He was 33, 38 and 63 when these were made.
Unë nuk mund të besoja syve kur pashë për herë të parë këtë. Nuk ka asnjë arsye pse këto portrete duhet të duken njësoj. E gjitha që bëmë ishte të kerkonim për portrete që kishin karakteristikat e një autoportreti, dhe shikoni, ato janë shumë të ngjashme. Tani, a janë bërë sipas renditjes së duhur? I riu duhet të jetë bërë i pari. Dhe siç e shihni këtu nga vitet e tyre të krijimit, është mëse e vërtetë. Ato janë bërë sipas renditjes së duhur. Cfarë moshe kishte Leonardo në atë kohë? A përshtaten? Po, përshtaten. Ai ishte 33, 38 dhe 63 kur janë krijuar këto vepra.
So we have three pictures, potentially of the same person of the same age as Leonardo at the time. But how do we know it's him, and not someone else? Well, we need a reference. And here's the only picture of Leonardo that's widely accepted. It's a statue made by Verrocchio, of David, for which Leonardo posed as a boy of 15. And if we now compare the face of the statue, with the face of the musician, you see the very same features again. The statue is the reference, and it connects the identity of Leonardo to those three faces.
Pra kemi tre foto, potencialisht të të njëjtit person të së njëjtës moshë me Leonardon gjatë asaj kohe. Por si mund ta dimë se është pikërisht ai dhe jo dikush tjetër? E pra, ne kemi nevojë për një referencë. Dhe këtu kemi fotografinë e vetme të Leonardos që është pranuar gjerësisht. Është një statujë e Davidit e krijuar nga Verrocchio, për të cilën Leonardo kishte pozuar në kohën kur ishte 15 vjeçar. Dhe tani nëse krahasojmë fytyrën e statujës, me atë të muzikantit, do të dalloni tipare mjaft të përbashkëta. Statuja si referencë na shpreh lidhjen e identitetit të Leonardos me këto tre fytyra.
Ladies and gentlemen, this story has not yet been published. It's only proper that you here at TED hear and see it first. The icon of icons finally has a face. Here he is: Leonardo da Vinci. (Applause)
Zonja dhe zotërinj, kjo histori nuk është publikuar ende. Ishte e duhur që ju këtu në TED ta dëgjoni dhe ta shihni për herë të parë. Ikona e ikonave më në fund ka një fytyrë. Ja ku është: Leonardo da Vinçi. (Duartrokitje)