To understand the world that live in, we tell stories. And while remixing and sharing have come to define the web as we know it, all of us can now be part of that story through simple tools that allow us to make things online. But video has been left out. It arrived on the web in a small box, and there it has remained, completely disconnected from the data and the content all around it. In fact, in over a decade on the web, the only thing that has changed about video is the size of the box and the quality of the picture.
Për ta kuptuar botën ku jetojmë, ne tregojmë histori. Dhe ndërkohë që ripunimi dhe shpërndarja përdoren për të përcaktuar web, siç e njohim, të gjithë ne mund të bëhemi pjesë e asaj historie nëpërmjet mjeteve të thjeshta, që na lejojnë të bëjmë gjëra në internet. Por videoja është lënë jashtë. Ajo mbërriti në web në një kutizë të vogël, dhe aty ka ngelur, tërësisht e shkëputur nga mesazhi dhe përmbajtja rreth saj. Në fakt, në më shumë se një dekadë në web, gjëja e vetme që ka ndryshuar rreth videos është madhësia e kutizës dhe cilësia e fotografisë.
Popcorn changes all of that. It's an online tool that allows anyone to combine video with content pulled live directly from the web. Videos created with Popcorn behave like the web itself: dynamic, full of links, and completely remixable, and finally allowed to break free from the frame.
Popcorn-i e ndryshon të gjithën këtë. Është një mjet në internet që lejon çdokënd të kombinojë videon me përmbajtjen e tërhequr direkt nga web. Videot e krijuara me Popcorn sillen si vetë web: dinamike, plot me lidhje, dhe tërësisht të kombinueshme, dhe më në fund të lejuara për t'u shkëputur nga korniza.
I want to give you a demo of a prototype that we're working on that we'll launch later this fall. It will be completely free, and it will work in any browser. So, every Popcorn production begins with the video, and so I've made a short, 20-second clip using a newscaster template that we use in workshops. So let's watch it. We'll go back, and I'll show you how we made it.
Dua t'ju demonstroj një prototip që po punojmë dhe do ta hedhim në internet këtë vjeshtë. Do të jetë plotësisht e lirë, dhe do të punojë në çdo shfletues. Kështu, çdo produksion Popcorn fillon me videon, prandaj kam përgatitur një klip të shkurtër 20 sekondash, duke përdorur një model lajmesh që ne përdorim në praktiken tone. Le ta shohim. Do t'i rikthehemi, dhe do t'ju tregojmë se si e realizuam.
Hi, and welcome to my newscast. I've added my location with a Google Map, and it's live, so try moving it around. You can add pop-ups with live links and custom icons, or pull in content from any web service, like Flickr, or add articles and blog posts with links out to the full content.
Përshëndetje, dhe mirëserdhët në lajmet e mia të reja. Kam shtuar vendndodhjen time me Hartën e Google, dhe është drejtpërdrejt, pra provoni të lëvizni vërdallë. Ju mund të shtoni reklama nderhyrese me lidhje të drejtpërdrejta dhe ikona të personalizuara, ose të fusni përmbajtje nga çdo shërbim web, si Flickr, apo të shtoni artikuj, apo postime ditari me lidhje, që të çojnë në përmbajtjen e plotë.
So let's go back, and I'll show you what you saw. There was a lot there. So this is the timeline, and if you've ever edited video, you're familiar with this, but instead of clips in the timeline, what you're looking at is web events pulled into the video. Now in this Popcorn production we've got the title card, we've got a Google Map that shows up picture-in-picture, then Popcorn lets it push outside the frame and take over the whole screen. There are two pop-ups bringing you some other information, and a final article with a link out to the original article.
Pra le të kthehemi pas, dhe do t'jua shpjegoj çfarë patë. Ka shumë gjëra aty. Pra ky është minutazhi, dhe nëse keni përpunuar ndonjëherë video, jeni familjar me këtë, por në vend të klipeve në minutazh, ajo çfarë shihni janë ngjarje ne web të futura në video. Tani në këtë produksion Popcorn që kemi etiketa e titullit, kemi një Hartë te Google që na shfaqet pamje-pas-pamje, më pas Popcorn e lejon të zgjerohet jashtë kornizës dhe të zaptojë ekranin e plotë. Janë dy reklama nderhyrese që sjellin informacione të tjera dhe një artikull final me një lidhje për te artikulli origjinal.
Let's go to this Google Map, and I'll show you how you can edit it. All you do, go into the timeline, double-click the item, and I've set it to Toronto, because that's where I'm from. Let's set it to something else. Popcorn immediately goes out onto the web, talks to Google, grabs the map, and puts it in the display. And it's exactly the same for the people who watch your production. And it's live. It's not an image. So you click on it, you zoom in, right down to street view if you want to.
Le të shkojmë te kjo Hartë e Google, dhe do t'ju tregoj si ta përpunoni. Gjithçka që duhet të bëni, shkoni te minutazhi, dopio-klikoni artikullin, dhe e kam caktuar në Toronto, sepse prej andej jam. Le ta caktojmë diku tjetër. Popcorn menjëherë shkon në web, komunikon me Google, merr hartën, dhe e vendos në ekran. Dhe është e njëjta gjë për njerëzit që shohin produksionin tuaj. Dhe është drejtpërdrejt. Nuk është imazh. Pra e klikoni, e afroni, direkt në pamjen e rrugës, po të doni.
Now in the video, I mentioned adding a live feed, which we can do right now, so let's add a live feed from Flickr. Go over to the right-hand side, grab Flickr from the list of options, drag it into the timeline, and put it where you'd like it to go, and it immediately goes out to Flickr and starts pulling in images based on the tags. Now, my developers really like ponies, and so they've set that as the default tag. Let's try something else, maybe something a bit more relevant to today. Now here are live images being pulled straight from the feed. If you come and watch this a week from now, this will be completely different, dynamic, just like the web, and just like the web, everything is sourced, so click your link, and you go straight to Flickr and see the source image.
Tani në këtë video, përmenda shtimin e një furnizuesi të drejtpërdrejtë, të cilin mund ta bëjmë tani, pra, le të shtojmë një furnizim të drejtpërdrejtë nga Flickr. Shkoni sipër në anën e djathtë, zgjidhni Flickr nga lista e opsioneve, zvarriteni për te minutazhi, dhe vendoseni aty ku doni të shfaqet, dhe menjëherë ai shkon te Flickr dhe fillon të tërheqë imazhe të bazuara në etiketa. Tani, programuesit e mi i pëlqejnë kuajt e rinj (poni), prandaj e vunë si etikete standart. Le të provojmë diçka tjetër, mbase diçka më me lidhje për sot. Këto janë imazhet e drejtpërdrejta të tërhequra direkt nga furnizuesi. Nëse vini ta shihni këtë mbas një jave, kjo do të jetë tërësisht e ndryshme, dinamike, ashtu si web, dhe po si web, gjithçka ka burimin, pra klikoni lidhjen tuaj, dhe shkoni direkt te Flickr dhe shikoni imazhin burimor.
Everything you've seen today is built with the basic building blocks of the web: HTML, CSS and JavaScript. That means it's completely remixable. It also means there's no proprietary software. All you need is a web browser.
Gjithçka që patë sot është ndërtuar me blloqet elementare të web: HTML, CSS dhe JavaScript. Që do të thotë se është tërësisht e përpunueshme. Gjithashtu do të thotë që nuk ka program të patentuar. Gjithçka ju duhet është një shfletues i web.
So imagine if every video that we watched on the web worked like the web, completely remixable, linked to its source content, and interactive for everyone who views it. I think Popcorn could change the way that we tell stories on the web, and the way we understand the world we live in. Thank you. (Applause)
Pra imagjinoni sikur çdo video që keni parë në web të funksiononte si web, tërësisht e ripunueshme, e lidhur me përmbajtjen burimore, dhe ndërvepruese për çdokënd që e shikon atë. Mendoj se Popcorn mund të ndryshojë mënyrën se si i tregojmë historitë në web, dhe mënyrën se si e kuptojmë botën ku jetojmë. Faleminderit. (Duartrokitje)