You probably don't know me, but I am one of those .01 percenters that you hear about and read about, and I am by any reasonable definition a plutocrat. And tonight, what I would like to do is speak directly to other plutocrats, to my people, because it feels like it's time for us all to have a chat. Like most plutocrats, I too am a proud and unapologetic capitalist. I have founded, cofounded or funded over 30 companies across a range of industries. I was the first non-family investor in Amazon.com. I cofounded a company called aQuantive that we sold to Microsoft for 6.4 billion dollars. My friends and I, we own a bank. I tell you this — (Laughter) — unbelievable, right?
Ka shumë mundësi që nuk më njihni, por jam një nga ata .01 përqindëshat për të cilët dëgjoni apo lexoni, dhe, sipas çdo përkufizimi të arsyeshëm, një plutokrat. Ajo që dua të bëj sot është t’u flas haptazi plutokratëve të tjerë, llojit tim, pasi duket se është koha që krejt ne të ulemi të bisedojmë. Si shumica e plutokratëve, jam kapitalist shumë krenar dhe pa brenga. Kam themeluar, bashkë-themeluar ose financuar mbi 30 kompani në industri të ndryshme. Isha investuesi i parë jo-familjar në Amazon.com. Bashkëthemelova një shoqëri të quajtur aQuantive që ia shitëm Microsoft-it për 6.4 miliardë dollarë. Tok me miqtë e mi, jemi pronarë të një banke. Ua tregoj — (Të qeshura) — e pabesueshme, apo jo?
I tell you this to show that my life is like most plutocrats. I have a broad perspective on capitalism and business, and I have been rewarded obscenely for that with a life that most of you all can't even imagine: multiple homes, a yacht, my own plane, etc., etc., etc. But let's be honest: I am not the smartest person you've ever met. I am certainly not the hardest working. I was a mediocre student. I'm not technical at all. I can't write a word of code. Truly, my success is the consequence of spectacular luck, of birth, of circumstance and of timing. But I am actually pretty good at a couple of things. One, I have an unusually high tolerance for risk, and the other is I have a good sense, a good intuition about what will happen in the future, and I think that that intuition about the future is the essence of good entrepreneurship.
Ua them këto për t’ju treguar se jeta ime është si shumica e plutokratëve. Kam një këndvështrim të gjerë mbi kapitalizmin dhe biznesin, çka më është shpërblyer me të dy duart me një jetë që shumica juaj as e përfytyrojnë dot: disa shtëpi, një jaht, avionin tim, etj., etj., etj. Por të jemi të sinqertë: nuk jam personi më i mençur që ju ka rastisur. Dhe, pa mëdyshje, jo më i palodhuri. Isha student mesatar. Nuk jam fare tip teknik. Nuk shkruaj dot as edhe një rresht kodi. Me tërë mend, suksesi im është pasojë e fatit spektakolar, e lindjes, e rrethanave dhe e kohës. Por në fakt jam goxha i zoti në dy gjëra. E para, kam një tolerancë jo të zakonshme për rreziqet, dhe tjetra kam shumë intuite, se ç’do të ndodhë në të ardhmen, dhe mendoj se kjo nuhatje e së ardhmes është thelbi i sipërmarrjes së arrirë.
So what do I see in our future today, you ask? I see pitchforks, as in angry mobs with pitchforks, because while people like us plutocrats are living beyond the dreams of avarice, the other 99 percent of our fellow citizens are falling farther and farther behind. In 1980, the top one percent of Americans shared about eight percent of national [income], while the bottom 50 percent of Americans shared 18 percent. Thirty years later, today, the top one percent shares over 20 percent of national [income], while the bottom 50 percent of Americans share 12 or 13. If the trend continues, the top one percent will share over 30 percent of national [income] in another 30 years, while the bottom 50 percent of Americans will share just six.
Ç’shoh sot te e ardhmja jonë, do të pyesnit? Shoh sfurqe, si sfurqet e një turme të egërsuar, ngaqë, ndërkohë që njerëz si ne plutokratët jetojnë tej andrallave të koprracisë, 99 përqindëshi tjetër i bashkëqytetarëve tanë po mbeten gjithnjë e më tepër mbrapa. Më 1980-n, një përqindëshi i amerikanëve në majë zotëronte rreth tetë përqind të të ardhurave kombëtare, kurse 50 përqindëshi i amerikanëve poshtë zotëronte 18 përqind. Tridhjetë vjet më vonë, sot, një përqindëshi në majë zotëron mbi 20 përqind të të ardhurave kombëtare, kurse 50 përqindëshi i amerikanëve poshtë zotëron 12 ose 13. Nëse prirja vazhdon, 1% në majë do të zotërojë mbi 30 përqind të të ardhurave kombëtare pas 30 vitesh të tjera, kurse 50 përqindëshi i amerikanëve poshtë vetëm gjashtë.
You see, the problem isn't that we have some inequality. Some inequality is necessary for a high-functioning capitalist democracy. The problem is that inequality is at historic highs today and it's getting worse every day. And if wealth, power, and income continue to concentrate at the very tippy top, our society will change from a capitalist democracy to a neo-feudalist rentier society like 18th-century France. That was France before the revolution and the mobs with the pitchforks.
Pra, problemi nuk është se kemi ca pabarazi. Ca pabarazi është e domosdoshme për një demokraci kapitaliste që funksionon goxha Problemi është se pabarazia sot është në maja historike dhe përditë e më keq bëhet. Dhe nëse pasuria, pushteti, dhe të ardhurat vazhdojnë të përqendrohen në majën e majës, shoqëria jonë do të ndryshojë nga një demokraci kapitaliste në një shoqëri neo-feudale rentiere si Franca e shekullit të 18-të. Kështu qe Franca para revolucionit, me turmat me sfurqe.
So I have a message for my fellow plutocrats and zillionaires and for anyone who lives in a gated bubble world: Wake up. Wake up. It cannot last. Because if we do not do something to fix the glaring economic inequities in our society, the pitchforks will come for us, for no free and open society can long sustain this kind of rising economic inequality. It has never happened. There are no examples. You show me a highly unequal society, and I will show you a police state or an uprising. The pitchforks will come for us if we do not address this. It's not a matter of if, it's when. And it will be terrible when they come for everyone, but particularly for people like us plutocrats.
Ndaj kam një mesazh për plutokratët e mi dhe trilionerët dhe për këdo që jeton në një botë flluskë të gardhuar: Zgjohuni. Zgjohuni. Kjo s’mund të zgjasë përgjithmonë. Sepse nëse nuk bëjmë diçka për ndreqjen e pabarazive ekonomike verbuese në shoqërinë tonë, sfurqet do të na gjejnë, pasi asnjë shoqëri e lirë dhe e hapur s’mund ta mbajë gjallë këtë lloj pabarazie ekonomike në rritje. Kurrë nuk ka ndodhur. Nuk kemi shembuj për të. Tregomëni një shoqëri shumë të pabarabartë, t’ju tregoj një shtet policor ose një kryengritje. Nëse nuk i biem pas kësaj pune, sfurqet do të na gjejnë. Çështja nuk është “po sikur”, është “kur”. Dhe do të jetë e tmerrshme kur t’i vihen gjithkujt, por veçanërisht njerëzve si ne, plutokratëve.
I know I must sound like some liberal do-gooder. I'm not. I'm not making a moral argument that economic inequality is wrong. What I am arguing is that rising economic inequality is stupid and ultimately self-defeating. Rising inequality doesn't just increase our risks from pitchforks, but it's also terrible for business too. So the model for us rich guys should be Henry Ford. When Ford famously introduced the $5 day, which was twice the prevailing wage at the time, he didn't just increase the productivity of his factories, he converted exploited autoworkers who were poor into a thriving middle class who could now afford to buy the products that they made. Ford intuited what we now know is true, that an economy is best understood as an ecosystem and characterized by the same kinds of feedback loops you find in a natural ecosystem, a feedback loop between customers and businesses. Raising wages increases demand, which increases hiring, which in turn increases wages and demand and profits, and that virtuous cycle of increasing prosperity is precisely what is missing from today's economic recovery.
E di që duhet të dukem si ndonjë liberal naiv. Nuk jam. S’po argumentoj moralisht që pabarazia ekonomike është e keqe. Ajo që po mbroj është se rritja e pabarazisë ekonomike është pa mend dhe tek e fundit vetë-shkatërruese. Rritja e pabarazisë s’rrit thjesht rrezikun tonë përballë sfurqeve, por është e tmerrshme për vetë biznesin. Modeli për ne njerëzit e kamur do të duhej të qe Henri Fordi. Kur Fordi në mënyrë të famshme futi ditën e punës 5 dollarëshe, çka qe dyfishi i rrogës mbizotëruese të kohës, ai s’rriti thjesht prodhueshmërinë e fabrikave të veta, ai i shndërroi punëtorët e shfrytëzuar, që qenë të varfër, në një klasë të mesme në lulëzim që tani mund t’ia dilte të blinte produktet që prodhonte. Fordi nuhati atë çka ne e njohim si të vërtetë, që një ekonomi kuptohet më mirë si një ekosistem dhe se karakterizohet nga po ato qerthuj marrëdhëniesh që i gjeni në një ekosistem natyror, një qerthull marrëdhëniesh mes klientësh dhe biznesesh. Rritja e rrogave shton kërkesën, dhe kjo shton punësimin, që nga ana e vet rrit rrogat kërkesën dhe fitimet, por ky cikël virtuoz i rritjes së mbrothësisë është pikërisht çka mungon sot për rigjallërimin e ekonomisë.
And this is why we need to put behind us the trickle-down policies that so dominate both political parties and embrace something I call middle-out economics. Middle-out economics rejects the neoclassical economic idea that economies are efficient, linear, mechanistic, that they tend towards equilibrium and fairness, and instead embraces the 21st-century idea that economies are complex, adaptive, ecosystemic, that they tend away from equilibrium and toward inequality, that they're not efficient at all but are effective if well managed. This 21st-century perspective allows you to clearly see that capitalism does not work by [efficiently] allocating existing resources. It works by [efficiently] creating new solutions to human problems. The genius of capitalism is that it is an evolutionary solution-finding system. It rewards people for solving other people's problems. The difference between a poor society and a rich society, obviously, is the degree to which that society has generated solutions in the form of products for its citizens. The sum of the solutions that we have in our society really is our prosperity, and this explains why companies like Google and Amazon and Microsoft and Apple and the entrepreneurs who created those companies have contributed so much to our nation's prosperity.
Kjo është arsyeja pse duhet t’i lëmë pas politikat trickle-down që kaq shumë mbizotërojnë në të dyja partitë politike dhe të përqafojmë diçka që unë e quaj ekonomi middle-out. Ekonomia middle-out e hedh tej idenë ekonomike neoklasike se ekonomitë janë të efektshme, lineare, mekanike, se priren drejt baraspeshimit dhe paanësisë, dhe përqafon në fakt idenë e shekullit XXI që ekonomitë janë ekosisteme të ndërlikuara, përshtatëse, dhe se priren larg baraspeshimit dhe drejt pabarazisë, se nuk janë aspak të efektshme, por kanë efektshmëri, nëse administrohen mirë. Ky këndvështrim i shekullit XXI ju lejon të shihni qartë se kapitalizmi s’funksionon duke shpërndarë [me efektshmëri] burimet ekzistuese. Funksionon duke krijuar [me efektshmëri] zgjidhje të reja për problemet njerëzore. Gjenialja te kapitalizmi është se është një sistem evolucionist zgjidhje-gjetjesh I shpërblen njerëzit për zgjidhjen e problemeve të njerëzve të tjerë. Qartas, dallimi mes një shoqërie të varfër dhe një shoqërie të pasur, është shkalla me të cilën shoqëria prodhon zgjidhje në formë produktesh për qytetarët e vet. Tërësia e zgjidhjeve që kemi në shoqërinë tonë është vërtet mbrothësia jonë, dhe kjo shpjegon pse kompani si Google dhe Amazon apo Microsoft dhe Apple dhe sipërmarrësit që i krijuan këto kompani kanë kontribuar kaq shumë në mbrothësinë e kombit tonë.
This 21st-century perspective also makes clear that what we think of as economic growth is best understood as the rate at which we solve problems. But that rate is totally dependent upon how many problem solvers — diverse, able problem solvers — we have, and thus how many of our fellow citizens actively participate, both as entrepreneurs who can offer solutions, and as customers who consume them. But this maximizing participation thing doesn't happen by accident. It doesn't happen by itself. It requires effort and investment, which is why all highly prosperous capitalist democracies are characterized by massive investments in the middle class and the infrastructure that they depend on.
Ky këndvështrim shekulli XXI e bën gjithashtu të qartë se ajo çka e mendojmë si rritje ekonomike kuptohet më mirë si shkalla se sa probleme zgjidhim. Por kjo shkallë varet tërësisht nga sa zgjidhës problemesh — zgjidhës të zotë, të larmishëm, problemesh — kemi, praj edhe nga se sa prej bashkëqytetarëve tanë marrin pjesë aktivisht, si sipërmarrës që mund të ofrojnë zgjidhje, dhe si klientë që i konsumojnë ato. Por rritja sa më tepër e pjesëmarrjes nuk ndodh rastësisht. Nuk ndodh vetë. Lyp përpjekje dhe investim, çka është arsyeja pse krejt demokracitë kapitaliste me shumë mbrothësi dallohen nga investime masive drejt shtresës së mesme dhe infrastrukturës nga e cila ajo varet.
We plutocrats need to get this trickle-down economics thing behind us, this idea that the better we do, the better everyone else will do. It's not true. How could it be? I earn 1,000 times the median wage, but I do not buy 1,000 times as much stuff, do I? I actually bought two pairs of these pants, what my partner Mike calls my manager pants. I could have bought 2,000 pairs, but what would I do with them? (Laughter) How many haircuts can I get? How often can I go out to dinner? No matter how wealthy a few plutocrats get, we can never drive a great national economy. Only a thriving middle class can do that. There's nothing to be done, my plutocrat friends might say. Henry Ford was in a different time. Maybe we can't do some things. Maybe we can do some things. June 19, 2013, Bloomberg published an article I wrote called "The Capitalist’s Case for a $15 Minimum Wage." The good people at Forbes magazine, among my biggest admirers, called it "Nick Hanauer's near-insane proposal." And yet, just 350 days after that article was published, Seattle's Mayor Ed Murray signed into law an ordinance raising the minimum wage in Seattle to 15 dollars an hour, more than double what the prevailing federal $7.25 rate is. How did this happen, reasonable people might ask. It happened because a group of us reminded the middle class that they are the source of growth and prosperity in capitalist economies. We reminded them that when workers have more money, businesses have more customers, and need more employees. We reminded them that when businesses pay workers a living wage, taxpayers are relieved of the burden of funding the poverty programs like food stamps and medical assistance and rent assistance that those workers need. We reminded them that low-wage workers make terrible taxpayers, and that when you raise the minimum wage for all businesses, all businesses benefit yet all can compete.
Ne plutokratët lypset ta lëmë pas këtë ekonominë trickle-down, këtë ide që sa më mirë të jemi ne, aq më mirë do të jetë gjithkush. S’është e vërtetë. Si të jetë e vërtetë?!? Unë fitoj 1000 herë sa rroga mesatare, por nuk blej 1000 herë më tepër gjëra, apo jo? Bleva dy palë pantallona nga këto, të cilat Majku, ortaku im i quan pantallona administratori. Mund të blija 2000 palë, por për t’i bërë çfarë? (Të qeshura) Sa herë do të qethem? Sa herë do darkoj jashtë? Pavarësisht se sa të kamur të bëhen pak plutokratë, kurrë s’mund të shtyjnë para një ekonomi të fortë kombëtare. Vetëm një shtresë e mesme e lulëzuar mundet. S’kemi ç’bëjmë, mund të thonë miqtë e mi plutokratë. Tjetër koha e Henri Fordit. Ndoshta s’bëjmë dot ca gjëra. Ndoshta ca gjëra mund t’i bëjmë. 19 Qershor, 2013, Bloomberg botoi një shkrim timin me titull "The Capitalist’s Case for a $15 Minimum Wage." Babaxhanët e revistës Forbes, ndër admiruesit e mi më të mëdhenj, e quajtën "Propozimi thuajse i çmendur i Nik Hanauerit." Por prapë, vetëm 350 ditë pasi qe botuar ai artikull, kryetari i bashkisë së Seattle e dekretoi ligj një urdhëresë për rritjen e pagës minimum në Seattle në 15 dollarë ora, më shumë se dyfishi i 7.25 dollarëve që mbizotëron në nivel federal. Si ndodhi kështu, mund të pyesin njerëz të arsyeshëm. Ndodhi se një grup prej nesh i kujtuan shtresës së mesme se ajo është burimi i rritjes dhe mbrothësisë në ekonomitë kapitaliste. Ju kujtuam atyre se kur punëtorët kanë më shumë para, bizneset kanë më tepër klientë, dhe u duhen më shumë punonjës. Ju kujtuam se kur bizneset u paguajnë punëtorëve një rrogë të denjë për jetesë, taksapaguesve u hiqet barra e financimit të programeve kundër varfërisë si triska ushqimesh, asistencë mjekësore apo kontribut qirash për të cilat kanë nevojë këta punëtorë. Ju kujtuam atyre se punëtorët me rroga të ulëta përbëjnë taksapagues të tmerrshëm, dhe se kur rrisni pagën minimum për krejt bizneset, krejt bizneset përfitojnë pa u dëmtuar konkurrenca e ndonjërit prej tyre.
Now the orthodox reaction, of course, is raising the minimum wage costs jobs. Right? Your politician's always echoing that trickle-down idea by saying things like, "Well, if you raise the price of employment, guess what happens? You get less of it."
Reagimi klasik, sigurisht, është që me rritjen e pagës minimum ulen vendet e punes. Apo jo? Politikanët tuaj i bëjnë gjithmonë jehonë kësaj ideje trickle-down duke thënë gjëra të tilla si, "Po qe se rrisni çmimin e krahut të punës, gjejeni se ç’ndodh? Merrni më pak të tillë."
Are you sure? Because there's some contravening evidence. Since 1980, the wages of CEOs in our country have gone from about 30 times the median wage to 500 times. That's raising the price of employment. And yet, to my knowledge, I have never seen a company outsource its CEO's job, automate their job, export the job to China. In fact, we appear to be employing more CEOs and senior managers than ever before. So too for technology workers and financial services workers, who earn multiples of the median wage and yet we employ more and more of them, so clearly you can raise the price of employment and get more of it.
Me tërë mend? Se ja që ka ca fakte që bien ndesh me këtë. Që nga 1980, rrogat e CEO-ve te ne u rritën me 30 deri 500 herë të rroges mesatare. Kjo është rritje e çmimit të krahut të punës. Por, me sa di, nuk kam parë ndonjë kompani që punën e CEO-së ta mbulojë jashtë kompanisë, ta automatizojë, ta eksportojë në Kinë. Në fakt, duket se punësojmë CEO dhe kuadër drejtues më tepër se kurrë. Po njësoj për punonjës teknologjie dhe punonjës shërbimesh financiare, që fitojnë shumëfish sa rroga mesatare por prapë punësojmë gjithnjë e më shumë të tillë, pra, pa mëdyshje, çmimin e krahut të punës mund ta rrisni dhe prapë të keni më tepër të tillë.
I know that most people think that the $15 minimum wage is this insane, risky economic experiment. We disagree. We believe that the $15 minimum wage in Seattle is actually the continuation of a logical economic policy. It is allowing our city to kick your city's ass. Because, you see, Washington state already has the highest minimum wage of any state in the nation. We pay all workers $9.32, which is almost 30 percent more than the federal minimum of 7.25, but crucially, 427 percent more than the federal tipped minimum of 2.13. If trickle-down thinkers were right, then Washington state should have massive unemployment. Seattle should be sliding into the ocean. And yet, Seattle is the fastest-growing big city in the country. Washington state is generating small business jobs at a higher rate than any other major state in the nation. The restaurant business in Seattle? Booming. Why? Because the fundamental law of capitalism is, when workers have more money, businesses have more customers and need more workers. When restaurants pay restaurant workers enough so that even they can afford to eat in restaurants, that's not bad for the restaurant business. That's good for it, despite what some restaurateurs may tell you.
E di se shumica e njerëzve mendon se rroga minimum 15 dollarë ora është eksperiment ekonomik i marrë, i rrezikshëm. Nuk pajtohemi me ta. Besojmë se paga minimum 15 dollarëshe në Seattle është në fakt vazhdimi i një politike ekonomike logjike. Ajo po i lejon qytetit tonë t’ia dalë mbanë. Ngaqë, shteti i Uashingtonit ka tashmë pagën minimum më të lartë ndër shtetet e kombit. Ne i paguajmë krejt punëtorët 9.32 dollarë ora, çka është gati 30 përqind më shumë se sa minimumi në nivel federal prej 7.25, por, 427 përqind më shumë se minimumi federal më i ulët prej 2.13. Po të kishin të drejtë teoricienët e trickle-down, atëherë shteti i Washingtonit duhej të kishte papunësi masive. Seattle të rrëshqiste drejt oqeanit. Por Seattle është qyteti me rritjen më të shpejtë në vend, ndër të mëdhenjtë. Në shtetin e Washingtonit po krijohen vende pune në biznes të vogël me shpejtësi më të madhe se cilido shtet tjetër i rëndësishëm i kombit. Biznesi i restoranteve në Seattle? Në lulëzim. Pse? Sepse ligji themelor i kapitalizmit është, kur njerëzit kanë më tepër para, bizneset kanë më tepër klientë dhe u duhen më shumë punëtorë. Kur restorantet i paguajnë punonjësit e tyre aq sa edhe ata vetë të mund të arrijnë të hanë në restorante, kjo nuk i bën dëm biznesit të restoranteve. Kjo u sjell të mira, pavarësisht se ç’mund t’ju thotë ndonjë pronar.
Is it more complicated than I'm making out? Of course it is. There are a lot of dynamics at play. But can we please stop insisting that if low-wage workers earn a little bit more, unemployment will skyrocket and the economy will collapse? There is no evidence for it. The most insidious thing about trickle-down economics is not the claim that if the rich get richer, everyone is better off. It is the claim made by those who oppose any increase in the minimum wage that if the poor get richer, that will be bad for the economy. This is nonsense. So can we please dispense with this rhetoric that says that rich guys like me and my plutocrat friends made our country? We plutocrats know, even if we don't like to admit it in public, that if we had been born somewhere else, not here in the United States, we might very well be just some dude standing barefoot by the side of a dirt road selling fruit. It's not that they don't have good entrepreneurs in other places, even very, very poor places. It's just that that's all that those entrepreneurs' customers can afford.
Mos është më e ndërlikuar se sa po e bëj? Sigurisht që është. Ka mjaft forca në lojë. Por, a ka mundësi të ndalim së nguluri këmbë se nëse punëtorët me rroga të ulëta fitojnë pak më tepër, papunësia do të arrijë në qiell dhe ekonomia do të vithiset? Nuk ka prova për këtë. Gjëja më tinëzare te ekonomia trickle-down s’është pretendimi se nëse pasanikët pasurohen edhe më, kjo është mirë për të gjithë. Është pretendimi i atyre që janë kundër çfarëdo rritjeje të pagës minimum se, nëse të skamurit fitojnë diçka më tepër, kjo do të jetë e dëmshme për ekonominë. Këto janë gjepura. Ndaj, ka mundësi ta lëmë me kaq këtë retorikë sipas së cilës vendin tonë e ndërtuan pasanikët si unë dhe miqtë e mi plutokratë? Ne plutokratët e dimë, edhe pse s’na pëlqen ta pranojmë në publik, se po të qemë lindur diku gjetkë, jo në Shtetet e Bashkuara, fare mirë mund të ishim nga ata zbatharakët në anë të rrugës plot pluhur, që shesin banane. Jo se nuk ka sipërmarrës të mirë në vende të tjera, madje dhe në vende shumë, shumë të varfra. Kjo vjen ngaqë kaq është ajo sa ngrenë klientët e këtyre sipërmarrësve.
So here's an idea for a new kind of economics, a new kind of politics that I call new capitalism. Let's acknowledge that capitalism beats the alternatives, but also that the more people we include, both as entrepreneurs and as customers, the better it works. Let's by all means shrink the size of government, but not by slashing the poverty programs, but by ensuring that workers are paid enough so that they actually don't need those programs. Let's invest enough in the middle class to make our economy fairer and more inclusive, and by fairer, more truly competitive, and by more truly competitive, more able to generate the solutions to human problems that are the true drivers of growth and prosperity. Capitalism is the greatest social technology ever invented for creating prosperity in human societies, if it is well managed, but capitalism, because of the fundamental multiplicative dynamics of complex systems, tends towards, inexorably, inequality, concentration and collapse. The work of democracies is to maximize the inclusion of the many in order to create prosperity, not to enable the few to accumulate money. Government does create prosperity and growth, by creating the conditions that allow both entrepreneurs and their customers to thrive. Balancing the power of capitalists like me and workers isn't bad for capitalism. It's essential to it. Programs like a reasonable minimum wage, affordable healthcare, paid sick leave, and the progressive taxation necessary to pay for the important infrastructure necessary for the middle class like education, R and D, these are indispensable tools shrewd capitalists should embrace to drive growth, because no one benefits from it like us.
Ja një ide për një lloj të ri ekonomie, një lloj të ri politike që unë e quaj kapitalizmi i ri. Le të pranojmë që kapitalizmi i mund alternativat ndaj tij, por edhe që sa më tepër vetë të përfshijmë, si sipërmarrës dhe si klientë, më mirë funksionon. Le ta reduktojmë sa mundet madhësinë e qeverisjes, por jo duke sakrifikuar programet kundër varfërisë, por duke siguruar që punëtorët paguhen mjaftueshëm aq sa të mos kenë nevojë për këto programe. Le të investojmë mjaftueshëm për klasën e mesme për ta bërë ekonominë tonë më të paanshme dhe më përfshirëse, dhe përmes më të paanshmes, vërtet më konkurruese, dhe përmes më vërtet konkurrueses, më të aftë të prodhojë zgjidhje për problemet njerëzore të cilat janë shtysat e vërteta për rritjen dhe mbrothësinë. Kapitalizmi është teknologjia shoqërore më e goditur e shpikur ndonjëherë për krijimin e mbrothësisë në shoqëritë njerëzore, nëse administrohet si duhet, por kapitalizmi, për shkak të dinamikave themelore shumëfishuese të sistemeve komplekse, priret, pandalshëm, drejt pabarazisë, përqendrimit dhe vithisjes. Puna e demokracive qëndron te shtimi në maksimum i përfshirjes sa më të gjerë me qëllim krijimin e mbrothësisë, jo në aftësimin e pak vetëve të grumbullojnë para. Qeveritë krijojnë mbrothësi dhe rritje, duke krijuar kushtet që u lejojnë si sipërmarrësve, ashtu edhe klientëve të tyre të lulëzojnë. Baraspeshimi i fuqisë së kapitalistëve si unë dhe asaj të punëtorëve nuk është i dëmshëm për kapitalizmin. Është thelbësor për të. Programe të tillë si, një pagë minimale e arsyeshme, kujdes shëndetësor i arritshëm, leje e paguar për mungesa nga sëmundje, dhe taksim progresiv, i nevojshëm për financim infrastrukture të rëndësishme, të domosdoshme, për klasën e mesme - arsim, kërkim, zhvillim - janë mjete të domosdoshme që një kapitalist i mprehtë duhet t’i përqafojë për të nxitur rritjen ekonomike, ngaqë askush nuk përfiton më shumë se ne prej saj.
Many economists would have you believe that their field is an objective science. I disagree, and I think that it is equally a tool that humans use to enforce and encode our social and moral preferences and prejudices about status and power, which is why plutocrats like me have always needed to find persuasive stories to tell everyone else about why our relative positions are morally righteous and good for everyone: like, we are indispensable, the job creators, and you are not; like, tax cuts for us create growth, but investments in you will balloon our debt and bankrupt our great country; that we matter; that you don't. For thousands of years, these stories were called divine right. Today, we have trickle-down economics. How obviously, transparently self-serving all of this is. We plutocrats need to see that the United States of America made us, not the other way around; that a thriving middle class is the source of prosperity in capitalist economies, not a consequence of it. And we should never forget that even the best of us in the worst of circumstances are barefoot by the side of a dirt road selling fruit.
Shumë ekonomistë duan të besoni se fusha e tyre është shkencë objektive. Nuk jam dakord, dhe mendoj se po aq është një mjet që njerëzit e përdorin për të detyruar dhe rrënjosur parapëlqimet dhe paragjykimet tona shoqërore dhe morale mbi statusin dhe fuqinë, dhe kjo është arsyeja pse plutokratë si unë gjithmonë kanë pasur nevojë të gjejnë histori bindëse për t’ia treguar kujtdo tjetri se pse pozicioni ynë relativ është moralisht i drejtë dhe i mirë për këdo: pra që ne jemi të domosdoshëm, krijuesit e vendeve të punës, kurse ju jo; se shkurtimi i taksave për ne krijon rritje ekonomike, por investimet për ju do të fryjnë borxhin tonë dhe falimentojnë vendin tonë të fuqishëm; që ne jemi të rëndësishëm; kurse ju jo. Për mijëra vjet, këto histori janë quajtur e drejtë hyjnore. Sot i shohim si ekonomi trickle-down. Duket sheshit dhe qartë se sa mirë i shërbejnë këto atij që i rrëfen. Ne plutokratët kemi nevojë të dëgjojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës na pollën ne, jo e anasjellta; se një klasë e mesme e lulëzuar është burimi i mbrothësisë në ekonomitë kapitaliste, jo një rrjedhojë e tyre. Dhe nuk duhet të harrojmë kurrë se edhe më i zoti prej nesh, në rrethanat më të këqija do të shiste banane, zbathur, në anë të rrugës me pluhur.
Fellow plutocrats, I think it may be time for us to recommit to our country, to commit to a new kind of capitalism which is both more inclusive and more effective, a capitalism that will ensure that America's economy remains the most dynamic and prosperous in the world. Let's secure the future for ourselves, our children and their children. Or alternatively, we could do nothing, hide in our gated communities and private schools, enjoy our planes and yachts — they're fun — and wait for the pitchforks.
Plutokratë të dashur, mendoj se mund të jetë koha që t’i rikushtohemi vendit tonë, t’i kushtohemi një lloji të ri kapitalizmi që është edhe më përfshirës, edhe më efektiv, një kapitalizëm që do të bëjë të mundur që ekonomia e Amerikës të mbetet më dinamikja dhe me më mbrothësi në botë. Le të sigurojmë të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe fëmijëve të tyre. Mundet, ndryshe, të mos bëjmë asgjë, të fshihemi në bashkësitë tona të gardhuara dhe shkollat private, t’u gëzohemi avionëve dhe jahteve tanë — ta ka ënda — dhe të presim për sfurqet.
Thank you.
Faleminderit.
(Applause)
(Duartrokitje)