Einstein said that "I never think about the future — it comes soon enough."
Ajnshtajni ka thënë "Unë kurrë nuk mendoj për të ardhmen - ajo vjen mjaft shpejt."
And he was right, of course. So today, I'm here to ask you to think of how the future is happening now. Over the past 200 years, the world has experienced two major waves of innovation. First, the Industrial Revolution brought us machines and factories, railways, electricity, air travel, and our lives have never been the same. Then the Internet revolution brought us computing power, data networks, unprecedented access to information and communication, and our lives have never been the same.
Dhe ka pasur të drejtë, natyrisht. Prandaj sot, unë jam këtu të kërkoj nga ju t'a mendoni se si po ndodh e ardhmja tani. Gjatë 200 viteve të shkuara, bota ka përjetuar dy valë të mëdha të inovacionit. Së pari, Revolucioni Industrial na solli makinat dhe fabrikat, hekurudhat, elektricitetin, udhëtimin ajror, dhe jeta jonë ndryshoi përgjithmonë. Pastaj Revolucioni i Internetit na solli fuqinë kompjuterike, rrjete të dhënash, qasje të paparë mëparë në informacion dhe komunikim, dhe jeta jonë ndryshoi përgjithmonë.
Now we are experiencing another metamorphic change: the industrial Internet. It brings together intelligent machines, advanced analytics, and the creativity of people at work. It's the marriage of minds and machines. And our lives will never be the same.
Tani po përjetojmë një tjetër ndryshim metamorfik: Interneti industrial. Ai i bashkon makinat inteligjente, analitikat e avancuara, dhe kreativitetin e njerëzve në punë. Ai është martesa e mendjeve me makinat. Dhe jeta jonë ndryshoi përgjithmonë.
In my current role, I see up close how technology is beginning to transform industrial sectors that play a huge role in our economy and in our lives: energy, aviation, transportation, health care. For an economist, this is highly unusual, and it's extremely exciting, because this is a transformation as powerful as the Industrial Revolution and more, and before the Industrial Revolution, there was no economic growth to speak of.
Në rolin tim të tanishëm, e shoh nga afër se si teknologjia po fillon të transformojë sektorët industrial që luajnë një rol të bujshëm në ekonominë tonë dhe në jetët tona: energji, aviacion, transport, kujdes shëndetësor. Për një ekonomist, kjo është krejtësisht e pazakonshme, dhe është tejet eksituese, sepse ky është një transformim po aq i fuqishëm sa dhe Revolucioni Industrial dhe më shumë, dhe para Revolucionit Industrial, nuk kishte rritje ekonomike për t'u diskutuar.
So what is this industrial Internet? Industrial machines are being equipped with a growing number of electronic sensors that allow them to see, hear, feel a lot more than ever before, generating prodigious amounts of data. Increasingly sophisticated analytics then sift through the data, providing insights that allow us to operate the machines in entirely new ways, a lot more efficiently. And not just individual machines, but fleets of locomotives, airplanes, entire systems like power grids, hospitals. It is asset optimization and system optimization. Of course, electronic sensors have been around for some time, but something has changed: a sharp decline in the cost of sensors and, thanks to advances in cloud computing, a rapid decrease in the cost of storing and processing data.
Pra cfarë është ky interneti industrial? Makinat industriale po pajisen me një numër në rritje të sensorëve elektronik që i lejojnë ato të shohin, dëgjojnë, ndjejnë, shumë më shumë se më parë, duke gjeneruar sasi të mrekullueshme të të dhënave. Analitika të sofistikuara në rritje që shoshiten në të dhënat, duke siguruar njohuri që na lejojnë të operojmë makinat në një mënyrë krejtësisht të re, me shumë më tepër efikasitet. Dhe jo vetëm makinat individuale, por flota të lokomotivave, aeroplanëve, sisteme të tëra si rrjeta të energjisë, spitaleve. Është optimizim i aseteve dhe optimizim i sistemit. Natyrisht, sensorët elektronik kanë qenë këndej për disa kohë, mirëpo dicka ka ndryshuar: një rënie e mprehtë në koston e sensorëve dhe, falë avancimeve në cloud computing (ruajtjen e të dhënave në serverë të internetit), një rënie e shpejtë në kosto e ruajtjes dhe procesimit të të dhënave.
So we are moving to a world where the machines we work with are not just intelligent; they are brilliant. They are self-aware, they are predictive, reactive and social. It's jet engines, locomotives, gas turbines, medical devices, communicating seamlessly with each other and with us. It's a world where information itself becomes intelligent and comes to us automatically when we need it without having to look for it. We are beginning to deploy throughout the industrial system embedded virtualization, multi-core processor technology, advanced cloud-based communications, a new software-defined machine infrastructure which allows machine functionality to become virtualized in software, decoupling machine software from hardware, and allowing us to remotely and automatically monitor, manage and upgrade industrial assets.
Pra ne po shkojmë drejt një bote ku makinat me të cilat ne punojmë nuk janë vetëm inteligjente; ato janë brilante. Ato janë të vetëdijëshme, ato janë parashikuese, reaktive dhe sociale. Janë motorët reaktiv, lokomotivat, turbinat e gazit, pajisjet mjeksore, që komunikojnë idealisht në mes tyre dhe me ne. Është një botë ku informacioni ne vetëvete bëhet inteligjent dhe vjen tek ne automatikisht kur na nevojitet ne pa pasur nevojë ta kërkojmë ate. Ne po fillojmë të vendosim pergjatë sistemit industrial virtualizim të bashkangjitur, teknologji me procesor shumë-bërthamor, komunikim të avancuar të bazuar në internet, një infrastrukturë makinerie të re të definuar në softuer që lejon funksionalitetin e makines të bëhet virtuale në softuer, duke e shkëputur softuerin e makinës nga pajisjet e prekshme (hardware), dhe duke na lejuar ne që nga largësia dhe automatikisht të monitorojmë, menaxhojmë dhe përmirësojmë asetet industriale.
Why does any of this matter at all? Well first of all, it's already allowing us to shift towards preventive, condition-based maintenance, which means fixing machines just before they break, without wasting time servicing them on a fixed schedule. And this, in turn, is pushing us towards zero unplanned downtime, which means there will be no more power outages, no more flight delays.
Pse ndonjë nga këto janë të rëndësishme, pas së gjithash? Pikë së pari, kjo tanimë po na lejon të zhvendosemi drejt mirëmbajtjes së bazuar në kushte parandaluese, që do të thotë të riparojmë makinat para se ato të prishen, pa humbur kohë duke i sherbyer ato në një orar të caktuar. Dhe kjo, në kthim, na shtyn ne drejt zero kohe-joproduktive të pa planifikuar, që do të thotë që nuk do të ketë më rënie të rrymës elektrike, nuk do të ketë më vonesa të fluturimeve.
So let me give you a few examples of how these brilliant machines work, and some of the examples may seem trivial, some are clearly more profound, but all of them are going to have a very powerful impact.
Pra më lejoni t'ju jap disa shembuj se si këto makina brilante punojnë, dhe disa nga shembujt mund të duken vogëlsira, disa janë qartë më të rëndësishme, mirëpo të gjitha ato do të kenë ndikim shumë të fuqishëm.
Let's start with aviation. Today, 10 percent of all flights cancellations and delays are due to unscheduled maintenance events. Something goes wrong unexpectedly. This results in eight billion dollars in costs for the airline industry globally every year, not to mention the impact on all of us: stress, inconvenience, missed meetings as we sit helplessly in an airport terminal. So how can the industrial Internet help here? We've developed a preventive maintenance system which can be installed on any aircraft. It's self-learning and able to predict issues that a human operator would miss. The aircraft, while in flight, will communicate with technicians on the ground. By the time it lands, they will already know if anything needs to be serviced. Just in the U.S., a system like this can prevent over 60,000 delays and cancellations every year, helping seven million passengers get to their destinations on time.
Të fillojmë me aviacionin. Sot, 10 përqind e të gjitha anulimeve dhe vonesave të fluturimeve ndodhin për shkak të rasteve të mirëmbajtjes së pa planifikuar. Dicka shkon keq papritmas. Kjo rezulton me kosto tetë miljard dollarë për industrinë globale të fluturimeve çdo vitë, për të mos përmendur ndikimin tek të gjithë ne: stres, shqetësim, takime të humbura kur ne jemi ulur pa shpresë në një terminal të aeroportit. Pra si mund të ndihmoje interneti industrial këtu? Ne kemi zhvilluar një sistem të mirëmbajtjes parandaluese që mund të instalohet në çdo aeroplan, avion. Është i vetë-mësueshëm dhe mund të parashikojë cështje që një operator njeri mund të mos e vërejë. Avioni, ndërsa është në fluturim, do të komunikojë me teknikët në tokë. Deri sa të aterojë, ata tanimë do ta dijnë nëse dicka ka nevojë për servis. Vetëm në SHBA, një sistem si ky mund të parandalojë më shumë se 60,000 vonesa dhe anulime çdo vit, duke ndihmuar shtatë milion pasagjerë që të arrijnë në kohë në destinacionet e tyre.
Or take healthcare. Today, nurses spend an average of 21 minutes per shift looking for medical equipment. That seems trivial, but it's less time spent caring for patients. St. Luke's Medical Center in Houston, Texas, which has deployed industrial Internet technology to electronically monitor and connect patients, staff and medical equipment, has reduced bed turnaround times by nearly one hour. If you need surgery, one hour matters. It means more patients can be treated, more lives can be saved. Another medical center, in Washington state, is piloting an application that allows medical images from city scanners and MRIs to be analyzed in the cloud, developing better analytics at a lower cost. Imagine a patient who has suffered a severe trauma, and needs the attention of several specialists: a neurologist, a cardiologist, an orthopedic surgeon. If all of them can have instantaneous and simultaneous access to scans and images as they are taken, they will be able to deliver better healthcare faster. So all of this translates into better health outcomes, but it can also deliver substantial economic benefits. Just a one-percent reduction in existing inefficiencies could yield savings of over 60 billion dollars to the healthcare industry worldwide, and that is just a drop in the sea compared to what we need to do to make healthcare affordable on a sustainable basis.
Ose merrni, kujdesin shëndetësor. Sot, infermieret humbin mesatarisht 21 minuta në turn duke kërkuar pajisjet mjekësore. Kjo duket vogëlsirë, mirëpo kjo rezulton me më pak kohë të kaluar duke u kujdesur për pacientët. Qendra Mjekësore St. Luke në Hjuston, Teksas, që ka vendosur teknologji të internetit industrial për të monitoruar dhe lidhur elektronikisht pacientët, stafin dhe pajisjet mjekësore, ka zvogëluar kohën bazë të humbur për afërsisht një orë. Nëse keni nevojë për operacion kirurgjikal, një orë luan rol. Kjo do të thotë që më shumë pacientë mund të trajtohen, më shumë jetë mund të shpëtohen. Një qendër tjeter mjekësore, në Shtetin e Uashingtonit, është duke testuar një aplikacion që lejon imazhet mjekësore nga skanerët e qytetit dhe MRI të analizohen në kloud, duke zhvilluar analitikë më të mirë për një kosto më të vogël. Imagjinoni një pacient i cili ka vuajtur një traumë të rëndë, dhe ka nevojë për vëmendjen e disa specialistëve: një neurologu, një kardiologu, një kirurgu ortopedik. Nëse të gjithë ata mund të kenë qasje të menjëhershme dhe simultante në skanimet dhe imazhet që ata kanë bërë, ata do të mund të japin kujdes mjekësor më të mirë dhe më shpejtë. Pra krejt kjo përkthehet në rezultate më të mira në shëndet, mirëpo kjo mund të japë edhe përfitime substanciale ekonomike. Vetëm një reduktim një-përqindësh në jo-efikasitetin ekzistues mund të japin kursime të mbi 60 miljard dollarë në industrinë e kujdesit shëndetësor në botë, dhe kjo është vetëm një pikë në det krahasuar me çfarë ne duhet të bëjmë për t'a bërë kujdesin shëndetësor të përballueshëm në baza të qëndrueshme.
Similar advances are happening in energy, including renewable energy. Wind farms equipped with new remote monitorings and diagnostics that allow wind turbines to talk to each other and adjust the pitch of their blades in a coordinated way, depending on how the wind is blowing, can now produce electricity at a cost of less than five cents per kilowatt/hour. Ten years ago, that cost was 30 cents, six times as much.
Avancime të ngjashme po ndodhin në energji, duke përfshirë edhe energjinë e ripërterishme. Turbinat e erës të pajisura me monitorime dhe diagnostifikime prej së largu që lejojnë turbinat e erës të komunikojne me njëra tjetrën dhe të përshtasin ritmin e teheve të tyre në një mënyrë të koordinuar, varësisht se si fryn era, tani mund të prodhojnë elektricitet për një kosto më të vogël se pesë cent për kilovat/orë. Dhjetë vjet më parë, kjo kosto ishte 30 cent, gjashtë herë më e lartë.
The list goes on, and it will grow fast, because industrial data are now growing exponentially. By 2020, they will account for over 50 percent of all digital information.
Lista vazhdon, dhe do të rritet shpejt, sepse të dhënat industriale tani po rriten në mënyrë eksponenciale. Në vitin 2020, ato do të jenë më shumë se 50 përqind e të gjitha informatave digjitale.
But this is not just about data, so let me switch gears and tell you how this is impacting already the jobs we do every day, because this new wave of innovation is bringing about new tools and applications that will allow us to collaborate in a smarter and faster way, making our jobs not just more efficient but more rewarding. Imagine a field engineer arriving at the wind farm with a handheld device telling her which turbines need servicing. She already has all the spare parts, because the problems were diagnosed in advanced. And if she faces an unexpected issue, the same handheld device will allow her to communicate with colleagues at the service center, let them see what she sees, transmit data that they can run through diagnostics, and they can stream videos that will guide her, step by step, through whatever complex procedure is needed to get the machines back up and running. And their interaction gets documented and stored in a searchable database.
Mirëpo kjo nuk ka të bëjë vetëm me të dhëna, pra le të ndërrojmë tezë dhe t'ju tregoj se si kjo tanimë po ndikon në punët që bëjmë çdo ditë, sepse kjo valë e re e inovacioneve po na sjell mjete dhe aplikacione të reja që do të na mundësojnë të bashkëpunojmë në një mënyrë më të mençur dhe më të shpejtë, duke na i bërë punët tona jo vetëm më efikase por edhe më të frutshme. Imagjinoni një inxhinier të terrenit që vjen te turbinat e erës me një pajisje dore që i tregon asaj se cila turbinë ka nevojë për servis. Ajo tanimë i ka të gjitha pjesët rezervë, sepse problemet ishin diagnostifikuar më parë. Dhe nëse ajo përballet me një cështje të papritur, po e njejta pajisje dore do t'ia mundësojë asaj të komunikojë me kolegët në qendër të servisit, t'u lejojë atyre të shohin atë çfarë ajo sheh, të transmetojë të dhëna që ata mund t'i diagnostifikojnë, dhe t'i tregojnë asaj video që do t'a udhëzojnë ate, hap pas hapi, drejt çfarëdo procedure komplekse që nevojitet për t'a rikthyer makinën në funksion dhe punë. Dhe bashkëveprimi i tyre është dokumentuar dhe ruajtur në një databazë të hulumtueshme.
Let's stop and think about this for a minute, because this is a very important point. This new wave of innovation is fundamentally changing the way we work. And I know that many of you will be concerned about the impact that innovation might have on jobs. Unemployment is already high, and there is always a fear that innovation will destroy jobs. And innovation is disruptive. But let me stress two things here. First, we've already lived through mechanization of agriculture, automation of industry, and employment has gone up, because innovation is fundamentally about growth. It makes products more affordable. It creates new demand, new jobs. Second, there is a concern that in the future, there will only be room for engineers, data scientists, and other highly-specialized workers. And believe me, as an economist, I am also scared. But think about it: Just as a child can easily figure out how to operate an iPad, so a new generation of mobile and intuitive industrial applications will make life easier for workers of all skill levels. The worker of the future will be more like Iron Man than the Charlie Chaplin of "Modern Times." And to be sure, new high-skilled jobs will be created: mechanical digital engineers who understand both the machines and the data; managers who understand their industry and the analytics and can reorganize the business to take full advantage of the technology.
Të ndalemi dhe të mendojmë rreth kësaj për një minutë, sepse kjo është një çështje e rëndësishme. Kjo valë e re e inovacioneve është duke e ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si ne punojmë. Shumë nga ju do të brengoseni për ndikimin që inovacionet mund të kenë në vendet e punës. Papunësia tanimë është e lartë, dhe gjithmonë ka një frikë se inovacionet do të shkaterrojnë vendet e punës. Inovacionet janë përçarës. Mirëpo më lejoni t'i theksoj dy gjëra këtu. Së pari, ne tanimë kemi jetuar mekanizimin e bujqësisë, automatizimin e industrisë, dhe punësimi është ngritur, sepse inovacioni është rrënjësisht për rritje. Ai i bën produktet më të përballueshme. Krijon kërkesë të re, vende të reja pune. Së dyti, është një shqetësim që në të ardhmen, do të ketë vend vetëm për inxhinierët, shkencëtarët e të dhënave, dhe punëtorë të fushave tjera të specializimeve të larta. Më besoni mua, si ekonomist, edhe unë jam i frikësuar. Mirëpo, mendojeni: Ashtu si një fëmijë që mundet lehtësisht të kuptojë se si të operoje një iPad, ashtu edhe një gjeneratë e re e mobileve dhe aplikacioneve intuitiv industrial do ta lehtësojnë jetën për punëtorët e të gjitha niveleve të aftësive. Punëtorët e së ardhmes do të jenë më shumë si Njeriu i Hekurt (IRON MAN) se sa si Charli Chaplini i "Kohëve Moderne". Për t'u siguruar, vende të reja pune me aftësi të larta do të krijohen: inxhiniere digjital mekanik të cilët i kuptojnë të dyja, makinat dhe të dhënat; menaxherë që kuptojnë industrine e tyre dhe analitikat dhe mund të riorganizojnë biznesin për t'a shfrytëzuar maksimalisht teknologjinë.
But now let's take a step back. Let's look at the big picture. There are people who argue that today's innovation is all about social media and silly games, with nowhere near the transformational power of the Industrial Revolution. They say that all the growth-enhancing innovations are behind us. And every time I hear this, I can't help thinking that even back in the Stone Age, there must have been a group of cavemen sitting around a fire one day looking very grumpy, and looking disapprovingly at another group of cavemen rolling a stone wheel up and down a hill, and saying to each other, "Yeah, this wheel thing, cool toy, sure, but compared to fire, it will have no impact. The big discoveries are all behind us." (Laughter)
Mirëpo le të kthehemi një hap prapa. Ta shikojmë pasqyrën e përgjithshme. Ka njerëz që argumentojnë që inovacioni i së sotmes ka të bëje krejtësisht me media sociale (Facebook etj) dhe lojëra pa vlere, dhe askund afër me fuqinë transformuese të Revolucionit Industrial. Ata thonë që inovacionet që përmirësojnë rritjen kanë kaluar. Dhe sa herë që dëgjoj këte, më shkon mendja se si edhe në Epokën e Gurit, duhet të kenë qenë një grup i shpellarëve që rrinin ulur rreth zjarrit gjithë ditën, me një pamje idhnake, dhe mospajtuese me një grup tjetër të shpellarëve që po rrokullisin një rrotë guri lart e poshtë kodrës, dhe duke u thënë njëri-tjetrit, Po bash, kjo puna e rrotës, lodër e bukur, mirëpo krahasuar me zjarrin, nuk do të ketë ndikim. Hulumtimet dhe zbulimet e mëdha kanë kaluar. (Të qeshura)
This technological revolution is as inspiring and transformational as anything we have ever seen. Human creativity and innovation have always propelled us forward. They've created jobs. They've raised living standards. They've made our lives healthier and more rewarding. And the new wave of innovation which is beginning to sweep through industry is no different. In the U.S. alone, the industrial Internet could raise average income by 25 to 40 percent over the next 15 years, boosting growth to rates we haven't seen in a long time, and adding between 10 and 15 trillion dollars to global GDP. That is the size of the entire U.S. economy today.
Ky revolucion teknologjik është po aq inspirues dhe transformues sa çfarëdo që kemi parë. Kreativiteti dhe inovacionet e njerëzimit gjithmonë na kanë shtyrë përpara. Na kanë krijuar vende pune. Na kanë rritur standardet e jetesës. Na kanë bërë jetët tona më të shëndetshme dhe më të dobishme. Dhe vala e re e inovacioneve që ka filluar të përfshihet përmes industrisë nuk është ndryshe. Vetëm në SHBA, interneti industrial mund të rritë të ardhurat mesatare për 25 deri 40 përqind përgjatë 15 viteve të ardhshme, duke e shtyrë rritjen në nivele që nuk i kemi parë për një kohë të gjatë, dhe duke shtuar 10 dhe 15 triljon dollarë në GDP-në global. Kjo është sa sasia e të gjithë ekonomisë së SHBA sot.
But this is not a foregone conclusion. We are just at the beginning of this transformation, and there will be barriers to break, obstacles to overcome. We will need to invest in the new technologies. We will need to adapt organizations and managerial practices. We will need a robust cybersecurity approach that protects sensitive information and intellectual property and safeguards critical infrastructure from cyberattacks. And the education system will need to evolve to ensure students are equipped with the right skills. It's not going to be easy, but it is going to be worth it. The economic challenges facing us are hard, but when I walk the factory floor, and I see how humans and brilliant machines are becoming interconnected, and I see the difference this makes in a hospital, in an airport, in a power generation plant, I'm not just optimistic, I'm enthusiastic. This new technological revolution is upon us.
Mirëpo ky nuk është një konkludim i pashmangshëm. Ne jemi vetëm në fillim të këtij transformimi, dhe kemi barriera për të thyer, pengesa për t'i tejkaluar. Do të na duhet të investojmë në teknologjitë e reja. Do të na duhet të adaptojmë praktikat organizative dhe menaxheriale. Do të na duhet një qasje e fuqishme e sigurisë kibernetike që na mbron informatat e ndjeshme dhe pronën intelektuale dhe do të mbrojë infrastrukturën kritike nga sulmet kibernetike. Dhe sistemi i edukimit duhet të evoluoje për t'u siguruar që studentët të pajisen me aftësitë e duhura. Nuk do të jetë e lehtë, por do t'ia vlejë. Sfidat ekonomike që po i përballim janë të vështira, por kur hyj në sallën e fabrikës, dhe shoh se si njerëzit dhe makinat brilante po ndërlidhen, dhe shoh ndryshimin që kjo bën në një spital, në një aeroport, në një impiant të prodhimit të elektricitetit, unë nuk jam vetëm optimist, jam entuziast. Ky revolucion i ri teknologjik mbetet në dorën tonë.
So think about the future — it will be here soon enough.
Pra mendoni për të ardhmen - do të vijë shumë shpejt.
Thank you.
Faleminderit.
(Applause)
(Duartrokitje)