Hi, my name is Marcin -- farmer, technologist. I was born in Poland, now in the U.S. I started a group called Open Source Ecology. We've identified the 50 most important machines that we think it takes for modern life to exist -- things from tractors, bread ovens, circuit makers. Then we set out to create an open source, DIY, do it yourself version that anyone can build and maintain at a fraction of the cost. We call this the Global Village Construction Set.
Më quajnë Marcin - fermer, teknolog. Kam lindur në Poloni, tani në SHBA Fillova një grup të quajtur Ekologjia e burimeve të hapura . Kemi identifikuar 50 makinat më të rëndësishme mbi te cilat mendojmë se mund të ekzistojë jeta moderne - nga traktorët, furrat e bukës, krijuesit e qarqeve elektrike Pastaj vendosëm të krijojmë burimin e hapur, të versionit "të bësh vetë atë ", që çdokush mund ta ndërtojë dhe mirëmbajë me një pjesë të kostos. Ne e quajmë këtë Kompletin e Ndërtimit të Fshatit Global
So let me tell you a story. So I finished my 20s with a Ph.D. in fusion energy, and I discovered I was useless. I had no practical skills. The world presented me with options, and I took them. I guess you can call it the consumer lifestyle. So I started a farm in Missouri and learned about the economics of farming. I bought a tractor -- then it broke. I paid to get it repaired -- then it broke again. Then pretty soon, I was broke too.
Më lejoni t'ju tregoj një histori. Në fund të 20-tave kisha mbaruar një Ph.D. në energjinë e fuzionit, dhe zbulova se isha i padobishëm. Unë nuk kisha aftësi praktike. Bota më paraqiti me mundësi, dhe i përdora ato. Ju mund ta quani atë konsumatorizëm Kështu që fillova një fermë në Missouri dhe mësova rreth ekonomisë bujqësore. Bleva një traktor - më pas u prish. Pagova për ta riparuar atë - por ai u prish përsëri. Pastaj shumë shpejt Unë hoqa dorë.
I realized that the truly appropriate, low-cost tools that I needed to start a sustainable farm and settlement just didn't exist yet. I needed tools that were robust, modular, highly efficient and optimized, low-cost, made from local and recycled materials that would last a lifetime, not designed for obsolescence. I found that I would have to build them myself. So I did just that. And I tested them. And I found that industrial productivity can be achieved on a small scale.
Kuptova se mjetet më të përshtatshme, me kosto të ulët që më duheshin për të filluar një fermë dhe vendbanim të qëndrueshëm thjesht nuk ekzistonin. Më duheshin mjete të fuqishme, modulare, shumë efikase dhe të optimizuara, me kosto të ulët, të bëra me materiale lokale dhe të riciklueshme që të rrojnë gjithë jetën, jo të projektuara që të vjetrohen. E kuptova që do të duhej t'i ndërtoja vetë ato. Kështu e bëra. Dhe i testova. Dhe kuptova se mund të arrihej prodhimi industrial në shkallë të vogël.
So then I published the 3D designs, schematics, instructional videos and budgets on a wiki. Then contributors from all over the world began showing up, prototyping new machines during dedicated project visits. So far, we have prototyped eight of the 50 machines. And now the project is beginning to grow on its own.
Kështuqë botova vizatimet 3D, skematike, videot e udhëzimeve dhe buxhetet në një wiki. Pastaj filluan të shfaqen kontribuesit nga e gjithë bota me prototipe makinash të reja kur vinin të vizitonin projektin. Deri tani, ne kemi bërë prototipet e tetë nga 50 makinave. Projekti tashmë ka filluar të rritet vetvetiu.
We know that open source has succeeded with tools for managing knowledge and creativity. And the same is starting to happen with hardware too. We're focusing on hardware because it is hardware that can change people's lives in such tangible material ways. If we can lower the barriers to farming, building, manufacturing, then we can unleash just massive amounts of human potential.
Ne e dimë se burimet e hapura kanë arritur sukses me mjetet për menaxhimin e njohurive dhe të krijimtarisë. E njëjta gjë ka filluar të ndodhë me pajisjet e rënda. Ne po përqëndrohemi në pasijset e rënda sepse ato mund të ndryshojnë jetën e njerëzve ngaqë i prekin materialisht. Duke ulur pengesat për bujqësi, ndërtim, prodhim, shtohet shumë kapaciteti i potencialit njerëzor.
That's not only in the developing world. Our tools are being made for the American farmer, builder, entrepreneur, maker. We've seen lots of excitement from these people, who can now start a construction business, parts manufacturing, organic CSA or just selling power back to the grid. Our goal is a repository of published designs so clear, so complete, that a single burned DVD is effectively a civilization starter kit.
Kjo nuk është vetëm në botën në zhvillim. Mjetet tona po bëhen për fermerin, ndërtuesin, sipërmarrësin, krijuesin amerikan. Ne kemi parë shumë zell nga këta njerëz, që mund të fillojnë tani një biznes ndërtimi, prodhim pjesësh, CSA organike apo sikur vetëm shitjen e energjisë përsëri në rrjet. Qëllimi ynë është përmbledhja e projektimeve të botuara në mënyrë të qartë, të plotë, për të krijuar një DVD të vetme efektive si komplet fillues i një qytetërimi.
I've planted a hundred trees in a day. I've pressed 5,000 bricks in one day from the dirt beneath my feet and built a tractor in six days. From what I've seen, this is only the beginning.
Kam mbjellë njëqind pemë në një ditë. Kam bërë 5.000 tulla në një ditë nga toka nën këmbët e mia dhe ndërtova një traktor në gjashtë ditë. Nga vëzhgimet e mija, ky është vetëm fillimi.
If this idea is truly sound, then the implications are significant. A greater distribution of the means of production, environmentally sound supply chains, and a newly relevant DIY maker culture can hope to transcend artificial scarcity. We're exploring the limits of what we all can do to make a better world with open hardware technology.
Nëse kjo është me të vërtetë ide e shëndoshë, pasojat janë të rëndësishme. Një shpërndarje më e madhe e mjeteve të prodhimit, rrjet furnizimesh ekologjikisht i shëndoshë, dhe një kulturë që mbështetet mbi DIY "të bësh vetë atë ", shpresojnë që të kapërcejë pamjaftueshmërinë artificiale. Ne jemi duke eksploruar kufijtë se çfarë mund të bëjmë të gjithë ne për të ndërtuar një botë më të mirë me teknologji të hapur të pajisjeve të rënda..
Thank you.
Falemnderit
(Applause)
(Duartrokitje)