How many of you have had your doctor ask you about sex? Your mental health? Alcohol use? These questions are almost universal. But how many of you have had your doctor ask you about money? Most of us haven't. But that is strange, because compared to most high-income countries, child poverty is an epidemic in the United States. It creates conditions that may elevate stress hormone levels and impair brain development. Poor children in the US are one and a half times more likely to die and twice as likely to be hospitalized as their middle-class counterparts.
Sa prej jush i ka pyetur mjeku rreth seksit? Rreth shëndetit mendor? Përdorimit të alkoolit? Këto pyetje janë pothuajse universale. Por sa prej jush i ka pyetur mjeku rreth parave? Shumë prej jush, jo. Por kjo është e çuditshme, sepse krahasuar me vendet me të ardhura të larta varfëria që ka prekur fëmijët është një epidemi në USA. Ajo krijon kushte që mund të rrisin nivelin e hormoneve të stresit dhe dëmtojnë zhvillimin e trurit. Fëmijët e varfër në USA janë një herë e gjysmë më të riskuar për të vdekur dhe dy herë më të riskuar për t'u hospitalizuar sesa moshatarët e tyre të klasës së mesme.
So my colleague Dr. Michael Hole and I started asking moms about money. We knew we needed to reimagine what a doctor's visit looks like, to get kids out of poverty and to give them a fair shot at a healthy life.
Kështu, kolegu im Dr. Michael Hole dhe unë filluam të pyesnim nënat rreth parave. Ne e dinim, ne duhet të rimagjinonim se si duket vizita te mjeku për të nxjerrë fëmijët nga varfëria dhe t'i ofrojmë atyre një qasje të drejtë për një jetë të shëndetshme.
Our questions led to a surprising solution: tax credits. It turns out, the earned income tax credit, or EITC, is the best poverty prescription we have in the US. The average mom gets two to three thousand dollars a year from it. When families get it, moms and babies are healthier: fewer depressed moms, babies weighing more at birth. But one out of five families who could get it doesn't, and most who do lose of hundreds of dollars to the for-profit tax-preparation industry.
Pyetjet tona na drejtuan te një zgjidhje surprizuese: kreditë tatimore. Kjo zbulon se, të ardhurat e fituara nga kredia tatimore, ose EITC, janë receta më e mirë kundër varfërisë që kemi ne në USA. Nëna merr mesatarisht dy deri në tre mijë dollarë në vit prej saj. Kur familjet e marrin atë, nënat dhe fëmijët janë më të shëndetshëm: më pak nëna të depresionuara, fëmijët peshojnë më shumë në lindje. Por një nga pesë familje që i takon nuk e marrin atë, dhe shumica e atyre që e marrin, humbin qindra dollarë në industrinë e përgatitjes së takasave.
One day, a mom asked us why we couldn't do her taxes while she waited for the doctor.
Një ditë, një nënë na pyeti se pse ne nuk mund ta bënim taksën e saj ndërkohë që ajo priste mjekun.
(Laughter)
(Të qeshura)
We all know that purgatory. Why not make good use of that time?
Ne të gjithë e njohim purgatorin. Pse të mos bënim diçka gjatë asaj kohe?
So we started StreetCred, an organization prescribing tax preparation in clinics serving kids. This is a brand-new approach and one that left some questioning our sanity. After all, we're doctors, not accountants. But we have something accountants don't: access to families. Over 90 percent of kids in the US see a doctor at least once a year. Their parents trust us and will do anything to give them a better life.
Kështu ne krijuam StreetCred, një organizatë që merret me përgatitjen e taksave në klinikat e fëmijëve. Kjo ishte një qasje e re që në fakt la disa dyshime mbi aftësinë tonë mendore. Në fund të fundit, ne jemi mjekë jo kontabilistë. Por ne kemi diçka që kontabilistët nuk e kanë; kontaktin me familjet. Mbi 90% e fëmijëve në USA shkojnë te mjeku të paktën një herë në vit. Prindërit e tyre na besojnë ne dhe ne do bëjmë çdo gjë për t'i siguruar atyre një jetë më të mirë.
Doctors in every clinic around the country could be doing this work, too -- it's simple, really. The hospital registers as a tax-preparation site, and everyone, from medical students to retirees, can volunteer as a tax preparer after passing an IRS exam. It's not as hard as it sounds, I promise. I certainly never thought I would be doing other people's taxes, but here I am.
Mjekët në çdo klinikë kudo në vend bëjnë gjithashtu të njëjtën gjë-- është e thjeshtë, vërtet. Spitali regjistrohet si zyre e përgatitjes së taksave, dhe çdokush, si studentët e mjekësisë ashtu dhe ata në pension, mund të bëhen vullnetarë për përgatitjen e taksave, pasi kanë kaluar provimin IRS. Nuk është aq e vështirë sa mund të duket, ju premtoj. Natyrisht, unë kurrë se kisha menduar se do përgatisja taksat, por ja ku jam.
We're nearing the end of our third year. In the first two, we returned 1.6 million dollars to 750 families in Boston alone. This year --
Ne po i afrohemi fundit të vitit të tretë. Në dy vitet e para, ne i kthyem 1.6 milionë dollarë 750 familjeve vetëm në Boston. Këtë vit--
(Applause)
(Duartrokitje)
This year, we've expanded to nine sites in four states. Sixty-three percent of our families have never heard of the EITC. How can you claim something you haven't heard of? And half have never used free tax preparation.
Këtë vit, ne jemi zgjeruar në nëntë vende në katër shtete. 63% e familjeve tona nuk kanë dëgjuar kurrë për EITC-në. Si mund ta kërkosh diçka për të cilën nuk ke dëgjuar asgjë? Dhe gjysma nuk kanë përfituar kurrë përgatitje falas takse.
That two to three thousand dollars a year goes a long way. Take hunger. An adequately nutritious, low-cost diet for a mom and two young kids costs 477 dollars a month. With EITC money, that family can eat for five to six months. Or think about medical care. Twenty million children in the US lack access to care meeting modern pediatric standards. And yet, the average cost of that care is only 400 dollars per kid per year. EITC money can help fix this access problem. Perhaps most powerfully of all, this money gives moms hope. One mom used her refund for her son to study abroad in Spain. She was struggling to pay her rent, but she saw EITC money as his shot at a better future.
Ato dy deri në tre mijë dollarë në vit, nuk shkojnë dëm. Le te marrim urinë. Një dietë e ushqyeshme, me kosto të ulët për një nënë me dy fëmijë kushton 477 dollarë në muaj. Me paratë e EITC, ajo familje mund të ushqehet për 5 deri në 6 muaj. Ose mendoni për kujdesin mjekësor. Njëzet milionë fëmijëve në USA i mungon aksesi në vizitat pediatrike me standarte moderne. Dhe ende, kosto mesatare e atij shërbimi është vetëm 400 dollarë për fëmijë në vit. Paratë nga EITC mund të ndihmojnë për ta rregulluar këtë problem me aksesin. Ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha, këto para i japin nënave shpresë. Një nënë i përdori këto para për djalin e saj që të studionte në Spanjë. Ajo kishte probleme me pagesën e qerasë, por ajo i pa paratë e EITC si shansi i tij drejt një të ardhme më të mirë.
We have an opportunity, as doctors and as citizens, to get to the root of this problem. We can reimagine health care as a place addressing the causes of poor health, be it infections or finances.
Ne e kemi një mundësi, si mjekë dhe si qytetarë, të shkojmë në rrënjët e këtij problemi. Ne mund ta imagjinojmë kujdesin shëndetësor, si një vend që adreson shkaqet e shëndetit të dobët, qoftë infeksioneve ose financave.
Thank you.
Ju falemnderit.
(Applause)
(Duartrokitje)