Hannah is excited to be going to college. She couldn't wait to get out of her parents' house, to prove to them that she's an adult, and to prove to her new friends that she belongs.
Hannah është e entuziasmuar që po shkon ne fakultet. Mezi po priste te dilte nga shtëpia e prindërve t'ua dëshmoj që është e rritur, dhe t'ua dëshmoj shoqërisë së re se ajo u përket atyre.
She heads to a campus party where she sees a guy that she has a crush on. Let's call him Mike. The next day, Hannah wakes up with a pounding headache. She can only remember the night in flashes. But what she does remember is throwing up in the hall outside Mike's room and staring at the wall silently while he was inside her, wanting it to stop, then shakily stumbling home. She doesn't feel good about what happened, but she thinks, "Maybe this is just what sex in college is?"
Ajo shkon në festë të kampusit ku e takon një djalë i cili i pëlqen. Ta thërrasim Mike. Të nesërmen, Hannah zgjohet me një kokëdhimbje të rëndë. Ajo mund ta kujtoj natën vetëm me çaste. Por çfarë asaj i kujtohet është duke vjelle në korridorin jashtë dhomës së Mike dhe duke shikuar murin me qetësi përderisa ai po e përdhunonte, duke dashur që të ndaloj, pastaj duke u dridhur për në shtëpi. Nuk ndihet mirë për atë që ndodhi, por mendon, "Ndoshta kështu është seksi në Fakultet?"
One in five women and one in 13 men will be sexually assaulted at some point during their college career in the United States. Less than 10 percent will ever report their assault to their school or to the police. And those who do, on average, wait 11 months to make the report.
Një në pesë gra dhe një në 13 burra do të sulmohen seksualisht në një pikë gjatë karrierës së tyre në fakultet në Shtetet e Bashkuara. Më pak se 10 përqind do e raportojnë sulmin në fakultet ose në polici. Dhe ata të cilët e bëjnë, mesatarisht, presin 11 muaj për ta bërë raportin.
Hannah initially just feels like dealing with what happened on her own. But when she sees Mike taking girls home from parties, she's worried about them.
Hannah fillimisht ndjehet se duhet të merret me atë që ndodhi vetë. Por kur e sheh Mike duke marrë vajza nga festa, ajo merakoset për to.
After graduation, Hannah learns that she was one of five women who Mike did the exact same thing to. And this is not an unlikely scenario because 90 percent of sexual assaults are committed by repeat offenders. But with such low reporting rates, it's fairly unlikely that even repeat perpetrators will be reported, much less anything happen if they are.
Pas diplomimit, Hannah mëson se ishte njëra nga pesë gratë të cilave Mike u kishte bërë të njejtën gjë. Dhe ky nuk është një skenar i pamundur sepse 90 përqind e sulmeve seksuale kryhen nga kundërvajtës të përsëritur. Por me raportime kaq të pakta, është madje e pamundur të raportohen autorët e përsëritur të krimeve, aq më pak ndodh edhe nëse raportohen.
In fact, only six percent of assaults reported to the police end with the assailant spending a single day in prison. Meaning, there's a 99 percent chance that they'll get away with it. This means there's practically no deterrent to assault in the United States.
Në fakt, vetëm gjashtë përqind e sulmeve të raportuara në poilci përfundojnë me sulmuesin duke kaluar vetëm një ditë në burg. Domethënë, ka 99 përqind mundësi se ata do të largohën me të. Kjo nënkupton që praktikisht nuk ka sigurim nga sulmet në Shtetet e Bashkuara.
Now, I'm an infectious disease epidemiologist by training. I'm interested in systems and networks and where we can concentrate our resources to do the most good. So this, to me, is a tragic but a solvable problem.
Tash, unë jam epidemologjiste e sëmundjeve ngjitëse me trajnim. Jam e interesuar në sisteme dhe rrjete ku mund t'i përqendrojmë rezervat tona për të bërë më të mirën. Kjo tek unë, është nje problem tragjik por i zgjidhshëm.
So when the issue of campus assault started hitting the news a few years ago, it felt like a unique opportunity to make a change. And so we did. We started by talking to college survivors. And what they wish they'd had in college is pretty simple; they wanted a website, one they could use at the time and place that felt safest to them with clearly written information about their reporting options, with the ability to electronically report their assault, rather than having the first step to go in and talk to someone who may or may not believe them. With the option to create a secure, timestamped document of what happened to them, preserving evidence even if they don't want to report yet. And lastly, and perhaps most critically, with the ability to report their assault only if someone else reported the same assailant. You see, knowing that you weren't the only one changes everything. It changes the way you frame your own experience, it changes the way you think about your perpetrator, it means that if you do come forward, you'll have someone else's back and they'll have yours.
Kështu, kur çështja e sulmit të kampusit filloi të lajmërohej para disa vitesh, u ndje si një mundësi e veçantë për të bërë një ndryshim. Dhe kështu e bëmë. Filluam të flasim me të mbijetuarit e fakultetit. Dhe çka ata dëshiruan të kishin në fakultet është e thjeshtë; ata donin një faqe interneti, të cilën mund ta përdorin në kohën dhe vendin më të sigurt për ta me informata të qarta përreth opsioneve raportuese, me aftësinë e raportimit të dhunës në formë elektronike, më mirë se ta bëjnë hapin e parë duke folur me dikë i cili mund edhe mos t'iu besojë atyre. Me mundësinë ta krijojmë një dokument të sigurtë dhe verifikues për atë që ju ka ndodhur atyre, duke ruajtur evidencë edhe nëse ende nuk duan të raportojnë. Dhe së fundi, e ndoshta më kritikja, me mundësinë e raportimit të dhunës vetëm nëse dikush tjetër ka raportuar të njejtin sulmues. E shihni, duke e ditur se nuk jeni të vetmit ndryshon gjithçka. Ndryshon mënyrën se si e strukturoni përvojën, ndryshon mënyrën se si ju mendoni për sulmuesin tuaj, kjo do të thotë që nëse shfaqeni, do t'a keni përkrahjen e dikuj tjetër dhe ata do e kenë tuajën.
We created a website that actually does this and we launched it [...] in August, on two college campuses.
Ne krijuam një faqe interneti që e mundëson këtë dhe e hodhëm në përdorim dy muaj më parë, në Gusht, në dy kampuse fakultetesh.
And we included a unique matching system where if Mike's first victim had come forward, saved her record, entered into the matching system and named Mike, and Mike's second victim had done the same thing a few months later, they would have matched and the verified contact information of both survivors would have been sent to the authorities at the same time for investigation and follow up.
Dhe e kemi përfshirë një sistem përputhës të veçantë ku nëse viktima e parë e Mike do të ishte paraqitur, duke e ruajtur regjistrimin, e duke u futur ne sistem, duke e emëruar Mike, dhe viktima e dytë e Mike ta kishte bërë të njejën pas disa muajve, ato do të përputheshin dhe informacioni i kontakteve verifikuese të të mbijetuarave do të ishte dërguar te autoritetet në të njejtën kohë për investigime dhe më tutje.
If a system like this had existed for Hannah and her peers, it's more likely that they would have reported, that they would have been believed, and that Mike would have been kicked off campus, gone to jail, or at least gotten the help that he needed. And if we were able to stop repeat offenders like Mike after just their second assault following a match, survivors like Hannah would never even be assaulted in the first place. We could prevent 59 percent of sexual assaults just by stopping repeat perpetrators earlier on. And because we're creating a real deterrent to assault, for perhaps the first time, maybe the Mikes of the world would never even try to assault anyone.
Nëse një sistem i tillë do të kishte ekzistuar për Hannah dhe koleget e saj, ka më shumë gjasa që ato do të kishin raportuar, se ato do të ishin besuar, dhe se Mike do të largohej nga kampusi, të dërgohej në burg ose të paktën ta merrte ndihmën e nevojshme. Dhe nëse do të ishim të aftë të ndalonim dhunuesit e përsëritur sikur Mike pas sulmit të tyre të dytë që shoqërohet me përputhje, të mbijetuarat si Hannah asnjëherë nuk do të dhunoheshin në radhë të parë. Ne do kishim mundur t'i parandalojmë 59 përqind të sulmeve seksuale vetëm duke i ndaluar sulmuesit e përsëritur më herët. E sepse ne po krijojmë një pengesë të vërtetë të dhunës, për ndoshta të parën herë, ndoshta Mike të tjerë në botë as nuk do provonin të sulmojnë dikë.
The type of system I'm describing, the type of system that survivors want is a type of information escrow, meaning an entity that holds on to information for you and only releases it to a third party when certain pre-agreed upon conditions are met, such as a match. The application that we built is for college campuses. But the same type of system could be used in the military or even the workplace.
Sistemin të cilin unë po e përshkruaj, sistemin të cilin të mbijetuarit e duan është lloj i sigurimit të informatave, dukë nënkuptuar që një qënie po fsheh infomacione nga ju dhe i tregon vetëm një pale të tretë, atëherë kur takohen disa kushte të para dakorduara, siç është përputhja. Aplikacioni që ne krijuam është për kampuse fakultetesh. Por i njejti lloj sistemi do të mund të përdorej në ushtri ose edhe në vendin e punës.
We don't have to live in a world where 99 percent of rapists get away with it. We can create one where those who do wrong are held accountable, where survivors get the support and justice they deserve, where the authorities get the information they need, and where there's a real deterrent to violating the rights of another human being.
Ne nuk duhet të jetojmë në një botë ku 99 përqind e dhunuesve nuk denohen. Ne mund të ndërtojmë një ku ata të cilët bëjmë padrejtësi mbahen përgjegjës, ku mbijetuesit gjejnë mbështetjen dhe drejtësinë që e meritojnë, ku autoritetet e marrin informacionin që ju nevojitet, dhe ku ka parandalues të vërtetë në shkeljen e të drejtave të një qenie tjetër njerëzore.
Thank you.
Falemnderit.
(Applause)
(Duartrokitje)