Muscles. We have over 600 of them. They make up between 1/3 and 1/2 of our body weight, and along with connective tissue, they bind us together, hold us up, and help us move. And whether or not body building is your hobby, muscles need your constant attention because the way you treat them on a daily basis determines whether they will wither or grow. Say you're standing in front of a door, ready to pull it open. Your brain and muscles are perfectly poised to help you achieve this goal. First, your brain sends a signal to motor neurons inside your arm. When they receive this message, they fire, causing muscles to contract and relax, which pull on the bones in your arm and generate the needed movement. The bigger the challenge becomes, the bigger the brain's signal grows, and the more motor units it rallies to help you achieve your task. But what if the door is made of solid iron? At this point, your arm muscles alone won't be able to generate enough tension to pull it open, so your brain appeals to other muscles for help. You plant your feet, tighten your belly, and tense your back, generating enough force to yank it open. Your nervous system has just leveraged the resources you already have, other muscles, to meet the demand. While all this is happening, your muscle fibers undergo another kind of cellular change. As you expose them to stress, they experience microscopic damage, which, in this context, is a good thing. In response, the injured cells release inflammatory molecules called cytokines that activate the immune system to repair the injury. This is when the muscle-building magic happens. The greater the damage to the muscle tissue, the more your body will need to repair itself. The resulting cycle of damage and repair eventually makes muscles bigger and stronger as they adapt to progressively greater demands. Since our bodies have already adapted to most everyday activities, those generally don't produce enough stress to stimulate new muscle growth. So, to build new muscle, a process called hypertrophy, our cells need to be exposed to higher workloads than they are used to. In fact, if you don't continuously expose your muscles to some resistance, they will shrink, a process known as muscular atrophy. In contrast, exposing the muscle to a high-degree of tension, especially while the muscle is lengthening, also called an eccentric contraction, generates effective conditions for new growth. However, muscles rely on more than just activity to grow. Without proper nutrition, hormones, and rest, your body would never be able to repair damaged muscle fibers. Protein in our diet preserves muscle mass by providing the building blocks for new tissue in the form of amino acids. Adequate protein intake, along with naturally occurring hormones, like insulin-like growth factor and testosterone, help shift the body into a state where tissue is repaired and grown. This vital repair process mainly occurs when we're resting, especially at night while sleeping. Gender and age affect this repair mechanism, which is why young men with more testosterone have a leg up in the muscle building game. Genetic factors also play a role in one's ability to grow muscle. Some people have more robust immune reactions to muscle damage, and are better able to repair and replace damaged muscle fibers, increasing their muscle-building potential. The body responds to the demands you place on it. If you tear your muscles up, eat right, rest and repeat, you'll create the conditions to make your muscles as big and strong as possible. It is with muscles as it is with life: Meaningful growth requires challenge and stress.
Muskujt. Kemi më shumë se 600 prej tyre. Ata përbëjnë ndërmjet 1/3 dhe 1/2 të peshës sonë, dhe së bashku me indet lidhëse, ata na shtrëngojnë së bashku, na mbajnë të ngritur, dhe na ndihmojnë të lëvizim. Dhe pa marrë parasysh se a është bodybuilding hobi yt, muskujve ju nevojitet vëmendja jote konstante sepse mënyra se si ti i trajton ata në baza ditore përcakton se a do të thahen apo do të rriten. Le të themi se po qëndron para një dere, gati për ta hapur. Truri dhe muskujt e tu janë plotësisht të përgaditur të ndihmojnë ta arrish këtë. Fillimisht, truri yt dërgon një sinjal në neuronet motorike brenda krahut tënd. Kur e marrin këtë mesazh, ato ndizen, duke i shkaktuar muskujt të tkurren dhe relaksohen, të cilët tërheqin eshtrat në krahun tënd dhe gjenerojnë lëvizjen e nevojshme. Sa më e madhe që bëhet sfida, aq më shumë rritet sinjali i trurit, dhe më shumë njësi motorike mbledh për të ndihmuar në kryerjen e detyrës. Por çka nëse dera është e ndërtuar nga hekur i fortë? Në këtë pikë, muskujt e tu të krahut vetëm nuk janë në gjendje që të gjenerojnë mjaftueshëm tension që ta hapin, kështu që truri yt thërret muskujt e tjerë për ndihmë. Ti i ngul këmbët, shtrëngon belin, dhe tendos shpinën, duke gjeneruar mjaftueshëm forcë për ta hapur. Sistemi yt nervor sapo ka shfrytëzuar burimet që ti veq i ke, muskujt e tjerë, për të plotësuar kërkesën. Ndërkohë që gjithë kjo po ndodh, fibrat e tua muskulore kalojnë nëpër një ndryshim tjetër qelizor. Ndërsa ti i ekspozon në tension, ato përjetojnë dëm mikroskopik, i cili, në këtë kontekst, është gjë e mirë. Si reagim, qelizat e dëmtuara lëshojnë molekula nxitëse që quhen citokine që aktivizojnë sistemin imunitar që ta rregulloj dëmtimin. Ky është momenti kur magjia e ndërtimit të muskujve ndodh. Sa më i madh dëmi ndaj indit muskulor, aq më shumë do ti nevojitet trupit tënd ta riparojë veten. Cikli rezultues i dëmtimit dhe riparimit eventualisht i bën muskujt më të mëdhenj dhe fuqishëm derisa adaptohen ndaj kërkesave progresivisht më të mëdha. Përderisa trupat tanë veq janë adaptuar ndaj shumicës së aktiviteteve ditore, këto në përgjithësi nuk krijojnë mjaftueshëm tension që të stimulojnë rritje të re të muskujve. Pra, për të ndërtuar muskuj të ri, proces ky që quhet hipertrofi, qelizat tona duhet të ekspozohen ndaj ngarkesave më të mëdha se zakonisht. Në fakt, nëse nuk i ekspozon vazhdimisht muskujt ndaj ndonjë rezistence, ata do të tkurren, proces ky që njihet si atrofi muskulare. Në kontrast, ekspozimi i muskulit ndaj një tensioni të shkallës së lartë, sidomos ndërsa muskuli po zgjatet, që gjithashtu quhet tkurrje ekscentrike, gjeneron kushte efektive për rritje të re. Sidoçoftë, muskujt varen në më shumë sesa vetëm aktivitet fizik për rritje. Pa ushqimin, hormonet, dhe pushimin e duhur, trupi yt nuk do të ishte kurrë në gjendje të riparonte fibrat e dëmtuara muskulore. Proteina në dietën tonë ruan masën muskulore duke mundësuar blloqet ndërtuese për indet e reja në formën e amino acideve. Konsumimi i mjaftueshëm i proteinave, së bashku me hormonet natyrale, si hormoni i rritjes dhe testosteroni, ndihmojnë transformimin e trupit në një gjendje ku indi është i riparuar e i rritur. Ky proces vital i riparimit kryesisht ndodh kur ne jemi duke pushuar, sidomos natën kur ne jemi duke fjetur. Gjinia dhe mosha ndikojnë këtë mekanizëm riparimi, dhe kjo është pse meshkujt e rinj me më shumë testosteron kanë avantazh në lojën e ndërtimit të muskujve. Faktorët gjenetikë gjithashtu luajnë rol në aftësinë e personit për të rritur muskuj. Disa njerëz kanë reaksione imunitare më të fuqishme ndaj dëmit muskular, dhe janë në gjendje që të riparojnë dhe zëvendësojnë fibrat muskulare më mirë, duke rritur potencialin e tyre të rritjes së muskujve. Trupi ju përgjigjet kërkesave që ti ia vendos. Nëse i shqyen muskujt, ha në rregull, pushon dhe e përsërit, do të krijosh kushtet që ti bësh muskujt mundësisht sa më të mëdhenj e fuqishëm. Është me muskujt ashtu si është me jetën: Zhvillimi i kuptimtë kërkon sfidim dhe tension.