You know who I'm envious of? People who work in a job that has to do with their college major.
E dini për kë jam xheloz? Njerëzit që punojnë një punë që lidhet me specializimin e tyre në univeristet.
(Laughter)
(Te qeshura)
Journalists who studied journalism, engineers who studied engineering. The truth is, these folks are no longer the rule, but the exception. A 2010 study found that only a quarter of college graduates work in a field that relates to their degree.
Gazetarët që kanë studiuar gazetarinë, inxhinierët që kanë studiuar inxhinierinë. E vërteta është, që këto gjëra nuk janë më rregullat, përvec përjashtimeve. Një studim i vitit 2010 gjeti se vetëm një e katërta e studentëve të diplomuar punojnë në një fushë që lidhet me diplomën e tyre.
I graduated with not one but two degrees in biology. To my parents' dismay, I am neither a doctor nor a scientist.
Unë u diplomova jo me një, por me dy diploma në biologji. Për shokun e prindërve, nuk jam as doktor as shkencëtar.
(Laughter)
(Të qeshura
Years of studying DNA replication and photosynthesis did little to prepare me for a career in technology. I had to teach myself everything from sales, marketing, strategy, even a little programming, on my own. I had never held the title of Product Manager before I sent my resume in to Etsy. I had already been turned down by Google and several other firms and was getting frustrated. The company had recently gone public, so as part of my job application, I read the IPO filings from cover to cover and built a website from scratch which included my analysis of the business and four ideas for new features. It turned out the team was actively working on two of those ideas and had seriously considered a third. I got the job.
Vite të studimit të replikimit të ADN dhe fotosintezës më dhanë bazat për një karrierë në teknologji. Mu desh që ti mësoja vetes çdo gjë nga shitjet, marketingun, strategjitë, edhe pak programim, të gjitha vetë. Nuk e mbajta kurrë titullin Menaxher i Produkteve para se të dërgoja rezymen time tek Etsy. Tashmë isha refuzuar nga Google dhe disa firma tjera dhe po bëhesha i irrituar. Kompania para pak kohësh ishte bërë publike, dhe si pjesë e aplikimit tim për punë, lexova materialet e shumta të IPO faqe për faqe dhe ndërtova një website nga asgjë e cila përfshinte analizën time të biznesit dhe katër ide për funksione të reja. Doli që kompania aktivisht po punonte në dy nga ato ide dhe e kishte konsideruar seriozisht një të tretë. E fitova punën.
We all know people who were ignored or overlooked at first but went on to prove their critics wrong. My favorite story? Brian Acton, an engineering manager who was rejected by both Twitter and Facebook before cofounding WhatsApp, the mobile messaging platform that would sell for 19 billion dollars.
Ne të gjithë njohim njerëz që janë injoruar ose neglizhuar në fillim por që iu vërtetojnë kritikëve të kundërten. Historia ime e preferuar? Brian Acton, një menaxher i inxhinierisë i cili ishte refuzuar nga të dyja Twitter dhe Facebook para se ta krijonte WhatsApp, platformën e mesazheve telefonike e cila u shit për 19 miliardë dollarë.
The hiring systems we built in the 20th century are failing us and causing us to miss out on people with incredible potential. The advances in robotics and machine learning and transforming the way we work, automating routine tasks in many occupations while augmenting and amplifying human labor in others. At this rate, we should all be expecting to do jobs we've never done before for the rest of our careers. So what are the tools and strategies we need to identify tomorrow's high performers? In search for answers, I've consulted with leaders across many sectors, read dozens of reports and research papers and conducted some of my own talent experiments. My quest is far from over, but here are three ideas to take forward.
Sistemi i punësimit që kemi krijuar në shekullin e 20 po dështon dhe po bën që të humbim njerëzit me potencial të mrekullueshëm. Avancimi i robotikës dhe të mësuarit e makinerive po transformojnë mënyrën që punojmë, rutina automatike e detyrave në shumë profesione ndërsa rritja dhe zgjerimi i punës njerëzore në tjera. Në këtë shkallë, ne të gjithë duhet të bëjmë punë që nuk i kemi bërë kurrë gjatë tërë karrierës. Cilat janë pajisjet dhe strategjitë që na nevojiten të identifikojmë performuesit e lartë të së nesërmes? Në kërkim të përgjigjes, jam konsultuar me udhëheqës nga shumë sektorë, kam lexuar shumë raporte dhe letra hulumtimi dhe kam kryer edhe disa eksperimente talenti të mijat. Kërkimi im ende nuk ka mbaruar, por këto janë tre ide që duhet të merren parasysh.
One: expand your search. If we only look for talent in the same places we always do -- gifted child programs, Ivy League schools, prestigious organizations -- we're going to get the same results we always have. Baseball was transformed when the cash-strapped Oakland Athletics started recruiting players who didn't score highly on traditionally valued metrics, like runs batted in, but who had the ability to help the team score points and win games. This idea is taking hold outside of sports. The Head of Design and Research at Pinterest told me that they've built one of the most diverse and high-performing teams in Silicon Valley because they believe that no one type of person holds a monopoly on talent. They've worked hard to look beyond major tech hubs and focus on designers' portfolios, not their pedigrees.
Një: zgjero kërkimin tënd. Nëse e kërkojmë talentin në të njejtat vende si gjithmonë -- programet e fëmijëve me dhunti, shkollat me arritje të larta organizatat prestigjoze -- do të marrim të njejtat rezultate që i kemi marrë gjithmonë. Basketbolli i transformua kur Oakland Athletics, pa fonde, filluan të pranonin lojtarë që s'kishin rezultate të larta në matjet tradicionale valide si vrapimet, por merrnin ata që kishin aftësi të ndihmonin skuadrën të shënonte pikë dhe të fitonte lojrat. Kjo ide po zgjerohet edhe jashtë sportit. Kryetari i dizajnit dhe hulumtimit në Pinterest më tha se kanë ndërtuar një nga skuadrat më të larmishme dhe më produktive në Silicon Valley sepse ata besojnë se asnjë lloj i njeriut nuk posedon monopolin mbi talentin. Ata kanë punuar shumë për të shikuar përtej diplomave të teknologjisë dhe janë fokusuar në portofolet e dizajnerëve dhe jo në eksperiencat e tyre të kaluara.
Two: hire for performance. Inspired by my own job experience, I cofounded a hiring platform called Headlight, which gives candidates an opportunity to shine. Just as teams have tryouts and plays have auditions, candidates should be asked to demonstrate their skills before they're hired. Our clients are benefiting from 85 years of employment research, which shows that work samples are one of the best predictors of success on the job. If you're hiring a data analyst, give them a spreadsheet of historical data and ask them for their key insights. If you're hiring a marketing manager, have them plan a launch campaign for a new product. And if you're a candidate, don't wait for an employer to ask. Seek out ways to showcase your unique skills and abilities outside of just the standard resume and cover letter.
Dy: punësoni për performancë. I inspiruar nga eksperiencat e mija në punë, kam krijuar një platformë punësimi që quhet Headlight, e cila iu jep kandidatëve një mundësi për të shkëlqyer. Njejtë si skuadrat që kanë prova dhe shfaqjet kanë audicione, kandidatët duhet të pyeten të demonstrojnë aftësitë e tyre para se të punësohen. Klientët tonë po përfitojnë nga 85 vitet e hulumtimeve të punësimit, i cili tregon se mostrat e punës janë parashikuesit më të mirë të suksesit në punë. Nëse po punësoni një analizues të të dhënave, jepi atyre një letër të të dhënave historike dhe kërko njohuritë e tyre kyqe. Nëse po punësoni një menaxher të marketingut, kërkoni nga ata të hartojnë një plan të lansimit të një produkti të ri. Dhe nëse ti je kandidat mos prisni nga një punëdhënës të pyes. Gjeni mënyra që tregojnë aftësitë tuaja unike jashtë standardeve të rezymesë dhe letrës mbuluese.
Three: get the bigger picture. I've heard about recruiters who are quick to label a candidate a job-hopper based on a single short stint on their resume; read about professors who are more likely to ignore identical messages from students because their name was black or Asian instead of white.
Tre: shikoni më thellë. Kam dëgjuar që rekrutuesit etiketojnë shpejt kandidatët si të paaftë bazuar në një kufizim të vogël në rezymenë e tyre: lexova për mësuesit që i injorojnë mesazhet identike nga studentët sepse emri i tyre ishte i zi ose aziatik e jo i bardhë.
I was almost put on a special needs track as a child. A month into kindergarten, my teacher wrote a page-long memo noting that I was impulsive, had a short attention span, and despite my wonderful curiosity, I was exhausting to work with.
Unë gati u vendosa në grupin e fëmijëve me nevoja të veçanta kur isha i vogël. Një muaj në çerdhe, dhe mësuesi im shkruajti një mesazh një faqe të gjatë duke thënë se isha impulsiv, kisha një spektër të shkurtër të vëmendjes, dhe pavarësisht prej kuriozitetit tim të mrekullueshëm ishte lodhëse të punonte me mua.
(Laughter)
(Te qeshura)
The principal asked my parents into a meeting, asked my mother if there had been complications at birth and suggested I meet with a school psychologist. My father saw what was happening and quickly explained our family situation. As recent immigrants, we lived in the attic of a home that cared for adults with mental disabilities. My parents worked nights to make ends meet, and I had little opportunity to spend time with kids my own age. Is it really a surprise that an understimulated five-year-old boy might be a little excited in a kindergarten classroom after an entire summer by himself?
Drejtori kërkoi që prindërit e mi të shkonin në mbledhje, dhe kërkoi nga nëna nëse kishe pasur komplikime gjatë lindjes dhe sygjeroi që unë të takohesha me një psikolog të shkollës. Babai im e pa se çfarë po ndodhte dhe shpejt e shpjegoi situatën tonë familjare. Si emigrant të vonë ne jetonim në papafingon në një shtëpie që kujdeseshin për njerëz me aftësi të kufizuara mendore. Prindërit e mi punonin natën për të siguruar jetesën, dhe unë nuk kisha mundësi të kaloja kohë me fëmijë të moshës sime. A është me të vërtetë surprizë se si një djalë pesëvjeçar i pastimuluar mund të jetë pak i gëzuar në një klasë të çerdhes pas një vere të tërë vetëm?
Until we get a holistic view of someone, our judgment of them will always be flawed. Let's stop equating experience with ability, credentials with competence. Let's stop settling for the safe, familiar choice and leave the door open for someone who could be amazing. We need employers to let go of outdated hiring practices and embrace new ways of identifying and cultivating talent, and candidates can help by learning to tell their story in powerful and compelling ways. We could live in a world where people are seen for what they're truly capable of and have the opportunity to realize their full potential. So let's go out and build it.
Përderisa nuk mund të shohim një pamje holistike rreth dikujt, gjykimi ynë për ta do të jetë gjithmonë me të meta. Le të ndalemi së barazuari eksperiencën me aftësitë, kualifikimet me kompetencën. Le të ndalemi së kërkuari për zgjedhje të sigurta, dhe të njohura dhe të lëmë derën hapur për dikë i cili mund të jetë fantastik. Ne na nevojitet që punëdhënësit ti ndalojnë praktikat e vjetra të punësimit dhe të pranojnë ide të reja të identifikimit dhe kultivimit të talentit, dhe kandidatë mund të ndihmojnë duke mësuar të tregojnë historinë e tyre në mënyra të forta dhe imponuese. Ne mund të jetojmë në një botë ku njerëzit shihen për çfarë ata kanë kapacitet dhe të kenë mundësi për të kuptuar potencialin e tyre të plotë. Pra le të shkojmë jashtë dhe ta ndërtojmë këtë.
Thank you.
Ju falemnderit.
(Applause)
(Duartrokitje)