When Reverend Jim Jones founded the Peoples Temple in 1955, few could have imagined its horrifying end. This progressive religious movement rose in popularity and gained support from some of San Francisco's most prominent politicians. But in 1977, amidst revelations of brainwashing and abuse, Jones moved with several hundred followers to establish the commune of Jonestown in Guyana. Billed as a utopian paradise, the colony was more like a prison camp, and when a congressional delegation arrived to investigate its conditions, Jones executed his final plan. On November 18, 1978, 909 men, women, and children died after being forced to drink poisoned Flavor Aid. That grizzly image has since been immortalized as shorthand slang for single-minded cult-like thinking, "They drank the Kool-aid." Today, there are thousands of cults around the world. It's important to note two things about them. First, not all cults are religious. Some are political, therapy-based, focused on self-improvement, or otherwise. And on the flip side, not all new religions are what we're referring to as cults. So what exactly defines our modern understanding of cults, and why do people join them? Broadly speaking, a cult is a group or movement with a shared commitment to a usually extreme ideology that's typically embodied in a charismatic leader. And while few turn out as deadly as Jonestown or Heaven's Gate, which ended in a mass suicide of 39 people in 1997, most cults share some basic characteristics. A typical cult requires a high level of commitment from its members and maintains a strict hierarchy, separating unsuspecting supporters and recruits from the inner workings. It claims to provide answers to life's biggest questions through its doctrine, along with the required recipe for change that shapes a new member into a true believer. And most importantly, it uses both formal and informal systems of influence and control to keep members obedient, with little tolerance for internal disagreement or external scrutiny. You might wonder whether some of these descriptions might also apply to established religions. In fact, the world "cultus" originally described people who cultivated the worship of certain gods by performing rituals and maintaining temples. But in time, it came to mean excessive devotion. Many religions began as cults, but integrated into the fabric of the larger society as they grew. A modern cult, by contrast, separates its members from others. Rather than providing guidelines for members to live better lives, a cult seeks to directly control them, from personal and family relationships, to financial assets and living arrangements. Cults also demand obedience to human leaders who tend to be highly persuasive people with authoritarian and narcissistic streaks motivated by money, sex, power, or all three. While a cult leader uses personal charisma to attract initial followers, further expansion works like a pyramid scheme, with early members recruiting new ones. Cults are skilled at knowing whom to target, often focusing on those new to an area, or who have recently undergone some personal or professional loss. Loneliness and a desire for meaning make one susceptible to friendly people offering community. The recruitment process can be subtle, sometimes taking months to establish a relationship. In fact, more than two-thirds of cult members are recruited by a friend, family member, or co-worker whose invitations are harder to refuse. Once in the cult, members are subjected to multiple forms of indoctrination. Some play on our natural inclination to mimic social behaviors or follow orders. Other methods may be more intense using techniques of coercive persuasion involving guilt, shame, and fear. And in many cases, members may willingly submit out of desire to belong and to attain the promised rewards. The cult environment discourages critical thinking, making it hard to voice doubts when everyone around you is modeling absolute faith. The resulting internal conflict, known as cognitive dissonance, keeps you trapped, as each compromise makes it more painful to admit you've been deceived. And though most cults don't lead members to their death, they can still be harmful. By denying basic freedoms of thought, speech, and association, cults stunt their members' psychological and emotional growth, a particular problem for children, who are deprived of normal developmental activities and milestones. Nevertheless, many cult members eventually find a way out, whether through their own realizations, the help of family and friends, or when the cult falls apart due to external pressure or scandals. Many cults may be hard to identify, and for some, their beliefs, no matter how strange, are protected under religious freedom. But when their practices involve harassment, threats, illegal activities, or abuse, the law can intervene. Believing in something should not come at the cost of your family and friends, and if someone tells you to sacrifice your relationships or morality for the greater good, they're most likely exploiting you for their own.
Kur predikuesi Jim Jones themeloi "Tepulli i njerëzve" në vitin 1955, askush nuk e kishte imagjinuar përfundimin e tyre të tmerrshëm. Kjo lëvizje religjioze përparimtare fitoi famë dhe mbështetje nga disa nga politikanët më të njohur të San Franciskos. Por në vitin 1977, pasi janë zbuluar që po bëjnë shpërlarje truri dhe abuzime, Jones u zhvendos me disa qindra ndjekës për ta themeluar një bashkësi "Jonestown" në Guyana. I ndërtuar si një parajsë utopik, kolonia ishte më shumë si një kamp burgu, dhe kur një delegacion kongresional erdhi të hetonte mbi kushtet e saj, Jones zbatoi planin e tij final. Më 18 Nëntor, 1978, 909 burra, gra dhe fëmijë vdiqën pasi u detyruan të pinin pijen Flavor Aid të helmuar. Ai imazh që nga atëherë është përjetësuar si një simbol për të menduarit njëlloj si një kult, "Ata pinë helmin". Sot, ekzistojnë me qindra kulte në tërë botën. Është e rëndësishme të dimë dy gjëra rreth tyre. Së pari, jo të gjithë kultet janë religjioze. Disa janë politike, të bazuara në terapi, të fokusuara në vetë-përmirësim, ose të tjera. Dhe në anën tjetër, jo të gjitha religjionet e reja janë si ajo çka ne u referohemi si kulte. Pra çfarë saktësisht e definon konceptin tonë modern mbi kultet, dhe pse njerëzit u bashkohen atyre? Në përgjithësi, kulti është një grup apo lëvizje me një angazhim të përbashkët ndaj një ideologjie, zakonisht ekstreme që zakonisht është e mishëruar në një udhëheqës karizmatik. Ndonëse disa përfundojnë me vdekje si rasti i Jones apo "Porta e Parajsës", e cila përfundoi si një vetëvrasje masive e 39 personave në vitin 1997, shumica e kulteve ndajnë disa karakteristika bazë të përbashkëta. Një kult tipik kërkon një nivel të lartë të angazhimit nga antarët e tij dhe mban një hierarki strikte, duke ndarë ndjekësit dhe rekrutët mosdyshues, nga punët e brendshme të kultit. Pretendon të japë përgjigje ndaj pyetjeve më të mëdha të jetës përmes doktrinës së tij, bashkë me një formulë për të ndryshuar që e transformon një anëtar të ri në një besimtar të vërtetë. Dhe më e rëndësishmja, i përdor të dy sistemet: formal dhe joformal e ndikimit dhe kontrollit për t'i mbajtur anëtarët të bindur, me një toleracë të vogël për mospajtime të brendshme apo mbikqyrje të jashtme. Mund të mendosh nëse ndonjë nga këto përshkrime aplikohen nga religjionet e krijuara. Në fakt, emri "kultus" fillimisht ka përshkruar njerëzit që kanë kultivuar një adhurim për një zot të caktuar duke kryer rituale dhe mirëmbajtur tempuj. Por me kohën, erdhi situata deri tek përkushtim i tepruar. Shumë religjione filluan si kulte, por u integruan në strukturën më të madhe të shoqërisë, ndërsa ato rriteshin. Një kult modern, në të kundërt, ndan anëtarët e tij nga të personat e tjerë. Në vend të ofrimit të udhëzimeve për anëtarët e tij, për një jetë më të mirë, një kult kërkon t'i kontrollojë ata, nga marrëdhëniet personale e familjare, deri te mjetet financiare dhe rregullimin e jetës. Kultet gjithashtu kërkojnë bindje ndaj udhëheqësve të cilët priren të jenë persona shumë bindës me nuanca autoritare dhe narcisiste të motivuar nga paratë, seksi, pushteti ose të trija bashkë. Përderisa lideri i kultit përdor karizmën personale për të tërhequr ndjekësit e parë zgjerimi i mëtutjeshëm ndodh si një skemë piramide, ku anëtarët e parë rekrutojnë antarë të ri. Kultet janë të afta për të ditur se kë të targetojnë, zakonisht duke u fokusuar tek personat të ri të zonës, ose ata që së fundmi kanë përjetuar ndonjë humbje personale apo profesionale. Vetmia dhe një dëshirë për kuptim bëjnë një person të ndjeshëm ndaj njerëzve miqësorë që ofrojnë komunitet. Procesi i rekrutimit është delikat, nganjëherë merr muaj për të ndërtuar një marrëdhënie. Në fakt më shumë se 2/3 e antarëve të kultit janë rekrutuar nga një shok, anëtar i familjes, apo koleg, ftesat e të cilëve janë të vështira për tu refuzuar. Në kult, anëtarët i nënshtrohen formave të shumta të indoktrinimit. Disa kanë pritjen natyrore për të imituar sjellje shoqërore ose për të ndjekur urdhërat. Metoda tjera mund të jenë më intensive duke përdorur teknika të bindjes detyruese duke përfshirë fajësim, turpërim apo frikë Dhe në shumë raste, anëtarët mund të vetë-paraqiten me dëshirën për të përkitur dhe të arrijnë përfitimet e premtuara. Ambienti i kultit diskurajon mendimin kritik, dhe nuk lë vend për dyshime kur të gjithë rreth teje po paraqesin besim absolut. Si rezultat, konflikti i brendshëm, i njohur si disonanca kognitive, ju mban të bllokuar, sa çdo kompromis të bën më të vështirë të pranosh se je mashtruar. Edhe pse shumica e nuk i çojnë anëtarët drejt vdekjes, kultet mund të jenë mjaft të dëmshme. Duke mohuar liritë e të menduarit, të shprehurit dhe të bashkëpunimit, kultet frenojnë zhvillimin emocional dhe psikologjik të anëtarëve të tyre një problem i veçantë sidomos tek fëmijët, të cilët janë të privuar nga aktivitetet dhe fazat zhvillimore normale. Megjithatë, shumë anëtarë të kultit eventualisht gjejnë një rrugë për të dalë, qoftë nga ndërgjegjësimi i tyre, ndihma e familjes apo shoqërisë, apo kur kulti shpërbëhet për shkak të presioneve apo skandaleve të jashtme. Shumë kulte janë të vështira për tu identifikuar, dhe disa, pavarësisht besimeve të tyre të çuditshme janë të mbrojtura nga liria fetare. Por kur pratika e tyre përfshin keqtrajtim, kërcënime, aktivitete ilegale, apo abuzim, ligji mund të intervenojë. Të besosh në diçka nuk duhet të të kushtojë familjen dhe shoqërinë, dhe nëse dikush të thotë të sakrifikosh marrëdhëniet e tua, ose parimet morale për të mirën e përbashkët, ka shumë mundësi se ata po ju shfrytëzojnë për përfitime të tyre.