Every summer, my family and I travel across the world, 3,000 miles away to the culturally diverse country of India. Now, India is a country infamous for its scorching heat and humidity. For me, the only relief from this heat is to drink plenty of water. Now, while in India, my parents always remind me to only drink boiled or bottled water, because unlike here in America, where I can just turn on a tap and easily get clean, potable water, in India, the water is often contaminated. So my parents have to make sure that the water we drink is safe.
Cdo verë, së bashku me familjen udhëtojmë rreth botës, 3000 milje larg në vendin e diversitetit kulturor të Indisë. Sic dihet India njihet për vapën dhe lagështinë. Personalisht gjej lehtësi nga kjo nxehtësi vetëm duke pirë shumë ujë. Në Indi, prindërit gjithmonë me kujtojnë të pi ujë të zjerë ose të mbyllur në shishe, sepse ndryshe nga Amerika, ku mund të hap rubinetin dhe lehtësisht uji që marrim është i pijshëm, në Indi, shpesh uji është i ndotur. Kështu që, duhet të sigurohemi që uji që pijmë të jetë i pastër.
However, I soon realized that not everyone is fortunate enough to enjoy the clean water we did. Outside my grandparents' house in the busy streets of India, I saw people standing in long lines under the hot sun filling buckets with water from a tap. I even saw children, who looked the same age as me, filling up these clear plastic bottles with dirty water from streams on the roadside. Watching these kids forced to drink water that I felt was too dirty to touch changed my perspective on the world. This unacceptable social injustice compelled me to want to find a solution to our world's clean water problem. I wanted to know why these kids lacked water, a substance that is essential for life. And I learned that we are facing a global water crisis.
Sidoqoftë, pashë se jo të gjithë atje janë me fat që të pijnë ujë të pastër si ne. Në rrugët e mbipopulluara jashtë shtëpisë së gjyshërve të mi pashë rradhë të gjata njerëzish që qëndronin në të nxehtë për të mbushur kovat me ujë nga një cezmë. Pashë fëmijë që dukeshin moshatarë të mi që mbushnin shishe plastike me ujë të pisët nga rrjedha e ujit buzë rrugës. Të shikoja këta fëmijë të detyruar të pinë ujë i cili ishte shumë i pisët vetëm po ta prekje ndryshoi mendimin tim për botën. Kjo padrejtësi e papranueshme sociale më detyroi që të gjeja një zgjidhje për problemin e botës për ujin e pastër. Doja të dija pse fëmijëve atje u mungonte uji, që është substanca thelbësore për vazhdimin e jetës. Ajo që mësova është se po përballemi me një krizë botërore për ujë.
Now, this may seem surprising, as 75 percent of our planet is covered in water, but only 2.5 percent of that is freshwater, and less than one percent of Earth's freshwater supply is available for human consumption. With rising populations, industrial development and economic growth, our demand for clean water is increasing, yet our freshwater resources are rapidly depleting. According to the World Health Organization, 660 million people in our world lack access to a clean water source. Lack of access to clean water is a leading cause of death in children under the age of five in developing countries, and UNICEF estimates that 3,000 children die every day from a water-related disease.
Tani, kjo mund t'ju duket e cuditshme ku 75 përqind e planetit është e mbuluar në ujë por vetëm 2.5 përqind e saj është ujë i ëmbël, dhe më pak se një përqind e rezervave të Tokës me ujë të ëmbël është i përdorshëm për konsumim. Me rritjen e popullsisë, zhvillimin industrial, dhe rritjen ekonomike, kërkesat për ujë të pastër janë duke u rritur, ndërsa resurset me ujë po shterojnë me shpejtësi. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 660 milion njerëz në të gjithë botën nuk kanë një burim me ujë të pastër. Mungesa e ujit të pastër është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve të fëmijëve nën moshën 5-vjecare në vendet në zhvillim, dhe UNICEF-i përllogarit se 3,000 fëmijë vdesin cdo ditë nga sëmundje të lidhura me ujin.
So after returning home one summer in eighth grade, I decided that I wanted to combine my passion for solving the global water crisis with my interest in science. So I decided that the best thing to do would be to convert my garage into a laboratory.
Kështu pasi u ktheva në shtëpi në klasën e tetë vendosa se do kombinoja pasionin tim për të zgjidhur problemin botëror me ujin me interesin tim në shkencë. Pra vendosa se gjëja më e mirë për të bërë do të ishte të ktheja garazhin në një laborator.
(Laughter)
(Të qeshura)
Actually, at first I converted my kitchen into a laboratory, but my parents didn't really approve and kicked me out.
Në të vërtetë, fillimisht ktheva kuzhinën në një laborator, por prindërve nuk u pëlqeu shumë ideja dhe më hoqën nga aty.
I also read a lot of journal papers on water-related research, and I learned that currently in developing countries, something called solar disinfection, or SODIS, is used to purify water. In SODIS, clear plastic bottles are filled with contaminated water and then exposed to sunlight for six to eight hours. The UV radiation from the sun destroys the DNA of these harmful pathogens and decontaminates the water. Now, while SODIS is really easy to use and energy-efficient, as it only uses solar energy, it's really slow, as it can take up to two days when it's cloudy. So in order to make the SODIS process faster, this new method called photocatalysis has recently been used.
Gjithashtu lexova shumë gazeta në lidhje me kërkimet për ujin dhe mësova se aktualisht në vendet në zhvillim, dicka e quajtur dezinfektim solar ose SODIS, përdoret pë të pastruar ujin. Në SODIS, shishe plastike të pastra mbushen me ujë të ndotur dhe vihen të ekspozohen ndaj dritës së diellit për 6-8 orë. Rrezet UltraViolet nga dielli shkatërrojnë bërthamën e këtyre patogjenëve të dëmshëm dhe pastrojnë ujin. Por, edhe pse SODIS është i lehtë për tu përdorur dhe kursen energji, sepse përdor energji diellore, është shumë i ngadalshëm, sepse mund të duhen deri në dy ditë kur koha është me re. Në mënyrë që procesi i SODIS të jetë më i shpejtë, një metodë e re e quajtur fotokatalizë është përdorur kohët e fundit.
So what exactly is this photocatalysis? Let's break it down: "photo" means from the sun, and a catalyst is something that speeds up a reaction. So what photocatalysis is doing is it's just speeding up this solar disinfection process. When sunlight comes in and strikes a photocatalyst, like TiO2, or titanium dioxide, it creates these really reactive oxygen species, like superoxides, hydrogen peroxide and hydroxyl radicals. These reactive oxygen species are able to remove bacteria and organics and a whole lot of contaminants from drinking water.
Cfarë është ekzaktësisht fotokataliza? Le ta zbërthejmë: "foto" do të thotë nga dielli, dhe një katalizator është dicka që përshpejton reaksionin. Pra ajo që bën një fotokatalizator është thjesht shpejtimi i procesit solar të dezinfektimit. Kur rrezet e diellit godasin fotokatalizatorin si TiO2, apo dioksidi titaniumit, krijon përbërës oksigjeni shumë aktivë, si superoksidi, peroksidi hidrogjenit dhe radikalet hidroksile. Këto përbërës oksigjeni reaktivë mund të largojnë bakteriet, organiket dhe shumë ndotës nga uji i pijshëm.
But unfortunately, there are several disadvantages to the way photocatalytic SODIS is currently deployed. See, what they do is they take the clear plastic bottles and they coat the inside with this photocatalytic coating. But photocatalysts like titanium dioxide are actually commonly used in sunscreens to block UV radiation. So when they're coated on the inside of these bottles, they're actually blocking some of the UV radiation and diminishing the efficiency of the process. Also, these photocatalytic coatings are not tightly bound to the plastic bottle, which means they wash off, and people end up drinking the catalyst. While TiO2 is safe and inert, it's really inefficient if you keep drinking the catalyst, because then you have to continue to replenish it, even after a few uses.
Por fatkeqësisht ka disa disavantazhe në mënyrën se si fotokatalizatori SODIS shpërndahet. Shikoni, ajo cfarë bëhet është marrja e shishes plastike të pastër dhe i vendosin brenda një shtresë fotokatalizatori. Por fotokatalizatorë si dioksidi i titaniumit janë zakonisht të përdorura në kremëra për të ndaluar rrezet UltraViolet. Pra kur futen brenda shisheve ato bllokojnë disa nga rrezet UltraViolet dhe zvogëlojnë prodhimtarinë e procesit. Gjithashtu, këto shtresa me fotokatalizatorë nuk janë të lidhura ngushtë në shishen plastike që do të thotë se shkëputen dhe njerëzit përfundojnë duke pirë katalizatorët. Ndërsa TiO2 është i sigurtë dhe i palëvizshëm, është gati e kotë nëse vazhdon të pish katalizatorët, sepse duhet të vazhdosh ta rimbushësh pas shumë pak përdorimeve.
So my goal was to overcome the disadvantages of these current treatment methods and create a safe, sustainable, cost-effective and eco-friendly method of purifying water. What started off as an eighth grade science fair project is now my photocatalytic composite for water purification. The composite combines titanium dioxide with cement. The cement-like composite can be formed into several different shapes, which results in an extremely versatile range of deployment methods. For example, you could create a rod that can easily be placed inside water bottles for individual use or you could create a porous filter that can filter water for families. You can even coat the inside of an existing water tank to purify larger amounts of water for communities over a longer period of time.
Pra qëllimi im ishte të kaloja disavantazhet e këtyre metodave dhe të krijoj një metodë të sigurtë, të qëndrueshme, pakushtueshme dhe ekologjike pë të patur ujë të pastër. Ajo që nisi si një projekt kalimtar shkencor në klasën e tetë tani është përbërësi im fotokatalizator për pastrimin e ujit. Përzierja përbëhet nga dioksidi i titaniumit me cimenton. Cimentoja mund të formohet në disa forma të ndryshme, që con në një gamë të gjërë të metodave të shpërndarjes. Për shembull, ti mund të krijosh një shufër që mund të vendoset lehtësisht brenda shishes plastike për përdorim individual ose mund të krijoni një filter poroz që të filtrojë ujin për familjet. Mund ta shtroni brenda një rezervuari uji për të pastruar sasi më të mëdha uji për komunitetet në kohë shumë të gjatë.
Now, over the course of this, my journey hasn't really been easy. You know, I didn't have access to a sophisticated laboratory. I was 14 years old when I started, but I didn't let my age deter me in my interest in pursuing scientific research and wanting to solve the global water crisis.
Epo, për të qenë e sinqertë, udhëtimi im nuk ka qenë shumë i lehtë. E kuptoni, unë nuk kam patur akses një laborator të sofistikuar. Isha 15 vjec kur ia nisa kërkimeve, dhe nuk e lejova moshën të më frenonte në interesat e mia, në ndjekjen e kërkimeve shkencore e në dëshirën për të zgjidhur krizën globale për ujin
See, water isn't just the universal solvent. Water is a universal human right. And for that reason, I'm continuing to work on this science fair project from 2012 to bring it from the laboratory into the real world. And this summer, I founded Catalyst for World Water, a social enterprise aimed at catalyzing solutions to the global water crisis.
Kuptojeni që uji nuk është thjesht tretës. Uji është e drejtë universale e njeriut. Dhe për këtë arsye, kam vazhduar të punoj në këtë projekt shkencor që nga 2012 për ta sjellë nga laboratori e drejt në botën reale. Këtë verë krijova Catalyst for World Water (Katalizatori për Ujin në Botë), një ndërmarrje shoqërore që ka qëllim zgjidhje për krizën globale të ujit.
(Applause)
(Duartrokitje)
Alone, a single drop of water can't do much, but when many drops come together, they can sustain life on our planet. Just as water drops come together to form oceans, I believe that we all must come together when tackling this global problem.
Vetëm një pikë e vetme uji nuk mund të bëjë shumë, por kur shumë pika ujë mblidhen bashkë, mund të mbështesin jetën në planetin tonë. Ashtu sic pikat e ujit bashkohen dhe formojnë oqeane, besoj se ne duhet të mblidhemi së bashku për ta mposhtur këtë problem botëror.
Thank you.
Faleminderit.
(Applause)
(Duartrokitje)
Thank you.
Faleminderit.
(Applause)
(Duartrokitje)