One way to change our genes is to make new ones, as Craig Venter has so elegantly shown. Another is to change our lifestyles. And what we're learning is how powerful and dynamic these changes can be, that you don't have to wait very long to see the benefits. When you eat healthier, manage stress, exercise and love more, your brain actually gets more blood flow and more oxygen. But more than that, your brain gets measurably bigger. Things that were thought impossible just a few years ago can actually be measured now. This was figured out by Robin Williams a few years before the rest of us.
Një mënyrë ndërrimi i gjeneve tona është të bëjmë të rinj, ashtu siç Craig Venter na e tregoi në mënyrë aq elegante. Mënyra tjetër është të ndërrojmë stilin e jetesës. Dhe ajo që po mësojmë është se sa të fuqishme dhe dinamike mund të jenë këto ndryshime kështu që nuk keni pse të prisni shumë për të parë përfitimet. Kur ushqeheni shëndetshëm, menaxhoni stresin, ushtroheni dhe dashuroni më shumë, truri juaj në të vërtetë merr më shumë gjak dhe më shumë oksigjen. Por më tepër se kaq, sipas matjeve, truri juaj fillon të zmadhohet. Gjëra që janë dukur të pamundura deri para pak vitesh janë tashmë të matshme. Kjo u zbulua nga Robin Williams pak vite para nesh.
Now, there's some things that you can do to make your brain grow new brain cells. Some of my favorite things, like chocolate and tea, blueberries, alcohol in moderation, stress management and cannabinoids found in marijuana. I'm just the messenger. (Laughter) What were we just talking about? (Laughter) And other things that can make it worse, that can cause you to lose brain cells. The usual suspects, like saturated fat and sugar, nicotine, opiates, cocaine, too much alcohol and chronic stress.
Tani, ekzistojnë disa gjëra që mund t'i bëni në mënyrë që truri juaj të prodhojë qeliza të reja. Disa nga gjërat e mia të preferuara, si çokollata apo çaji, boronicat, alkooli në sasi të moderuar, menaxhimi i stresit apo kanabanoidet që gjenden në marijuanë. Unë jam thjesht lajmëtari. (Të qeshura) Për çfarë po flisnim? (Të qeshura) Ka edhe gjëra të tjera që e përkeqësojnë, që shkaktojnë humbjen e qelizave të trurit. Të dyshuarit e përhershëm, si yndyrnat e ngopura dhe sheqeri, nikotina, opiumi, kokaina, alkoli i tepërt dhe stresi kronik.
Your skin gets more blood flow when you change your lifestyle, so you age less quickly. Your skin doesn't wrinkle as much. Your heart gets more blood flow. We've shown that you can actually reverse heart disease. That these clogged arteries that you see on the upper left, after only a year become measurably less clogged. And the cardiac PET scan shown on the lower left, the blue means no blood flow. A year later -- orange and white is maximum blood flow. We've shown you may be able to stop and reverse the progression of early prostate cancer and, by extension, breast cancer, simply by making these changes. We've found that tumor growth in vitro was inhibited 70 percent in the group that made these changes, whereas only nine percent in the comparison group.
Lëkura juaj merr më shumë gjak nëse ndryshoni mënyrën e të jetuarit, kështu, plakeni më ngadalë dhe lëkura juaj nuk rrudhoset aq shumë. Zemra juaj pompon më shumë gjak. Ne kemi treguar që ju mundeni vërtetë, të sprapsni një sëmundje zemre. Këto arterie të bllokuara që shihni më sipër në të majtë, sipas matjeve, vetëm pas një viti janë më pak të bllokuara. Dhe ky skaner zemre PET këtu poshtë në të majtë, blu-ja tregon që nuk ka qarkullim gjaku. Pas një viti -- portokallia dhe e bardha tregojnë maksimumin e qarkullimit. Ne kemi vërtetuar se ju mund të parandaloni dhe të sprapsni avancimin e një kanceri prostate në fillimet e tij, shto këtu edhe kancerin e gjirit, thjesht duke bërë këto ndryshime. Ne pamë se rritja e tumorit in-vitro u parandalua 70 përqind në grupin që bënë këto ndryshime, ndërkohë që vetëm 9 përqind në grupin tjetër.
These differences were highly significant. Even your sexual organs get more blood flow, so you increase sexual potency. One of the most effective anti-smoking ads was done by the Department of Health Services, showing that nicotine, which constricts your arteries, can cause a heart attack or a stroke, but it also causes impotence. Half of guys who smoke are impotent. How sexy is that?
Këto diferenca janë shumë domethënëse. Edhe organet tuaja gjenitale marrin më shumë gjak, dhe ju rrisni aftësinë tuaj seksuale. Një nga reklamat anti-duhan më të efektshme të bëra nga Departamenti i Shëndetit Publik, tregon se nikotina, e cila bllokon arteriet tuaja, mund të shkaktojë atak apo bllokim enësh gjaku, por shkakton edhe impotencë. Gjysma e burrave që pijnë duhan janë impotentë. Sa seksi është kjo?
Now we're also about to publish a study -- the first study showing you can change gene expression in men with prostate cancer. This is what's called a heat map -- and the different colors -- and along the side, on the right, are different genes. And we found that over 500 genes were favorably changed -- in effect, turning on the good genes, the disease-preventing genes, turning off the disease-promoting genes.
Ndërkohë, ne jemi pranë publikimit të një studimi -- një studim që tregon se si mund të ndryshoni pasqyrimin e gjeneve tek burrat me kancer prostate. Kjo quhet një hartë nxehtësie dhe ngjyrat e ndryshme bashkë me anën në të djathtë janë gjene të ndryshme. Ne kemi zbuluar se më shumë se 500 gjene u ndryshuan për mirë prej gjeneve që parandalojnë sëmundjet ndërkohë që ato gjene që ndihmojnë sëmundjet, ç'aktivizohen.
And so these findings I think are really very powerful, giving many people new hope and new choices. And companies like Navigenics and DNA Direct and 23andMe, that are giving you your genetic profiles, are giving some people a sense of, "Gosh, well, what can I do about it?" Well, our genes are not our fate, and if we make these changes -- they're a predisposition -- but if we make bigger changes than we might have made otherwise, we can actually change how our genes are expressed. Thank you. (Applause)
Kështu që, unë mendoj se këto zbulime janë të rëndësishme dhe i japin shpresa dhe zgjedhje të reja shumë njerëzve. Kompanitë si Navigenix dhe DNA Direct apo 23andMe, që ju japin, profilin tuaj gjenetik, po i japin disa njerëzve, ndjesi të tipit, "Zot na ruaj, çfarë të bëj me këtë" Epo, gjenet nuk janë fati ynë, dhe nëse i bëjmë këto ndryshime -- kjo është kusht, por nëse bëjmë ndryshime më të mëdha nga sa mund të kishim bërë, ne vërtetë mund të ndryshojmë pasqyrimin e gjeneve tona. Faleminderit (Duartokitje)