So here's the most important economic fact of our time. We are living in an age of surging income inequality, particularly between those at the very top and everyone else. This shift is the most striking in the U.S. and in the U.K., but it's a global phenomenon. It's happening in communist China, in formerly communist Russia, it's happening in India, in my own native Canada. We're even seeing it in cozy social democracies like Sweden, Finland and Germany.
Ja cili është fakti më i rëndësishëm ekonomik i kohës tonë. Po jetojmë në kohën e rritjes se pabarazisë së të ardhurave veçanërisht ndërmjet më të pasurve dhe gjithë të tjerëve. Kjo dukuri është më e dukshme në ShBA dhe në Mbretërine e Bashkuar, por është një fenomen botëror. Po ndodh në Kinën komuniste, në Rusinë ish-komuniste, po ndodh në Indi, në vendlindjen time Kanada. Po e vëmë re këtë dukuri tashme në vendet e demokracise sociale si Suedia, Finlanda dhe Gjermania.
Let me give you a few numbers to place what's happening. In the 1970s, the One Percent accounted for about 10 percent of the national income in the United States. Today, their share has more than doubled to above 20 percent. But what's even more striking is what's happening at the very tippy top of the income distribution. The 0.1 percent in the U.S. today account for more than eight percent of the national income. They are where the One Percent was 30 years ago. Let me give you another number to put that in perspective, and this is a figure that was calculated in 2005 by Robert Reich, the Secretary of Labor in the Clinton administration. Reich took the wealth of two admittedly very rich men, Bill Gates and Warren Buffett, and he found that it was equivalent to the wealth of the bottom 40 percent of the U.S. population, 120 million people. Now, as it happens, Warren Buffett is not only himself a plutocrat, he is one of the most astute observers of that phenomenon, and he has his own favorite number. Buffett likes to point out that in 1992, the combined wealth of the people on the Forbes 400 list -- and this is the list of the 400 richest Americans -- was 300 billion dollars. Just think about it. You didn't even need to be a billionaire to get on that list in 1992. Well, today, that figure has more than quintupled to 1.7 trillion, and I probably don't need to tell you that we haven't seen anything similar happen to the middle class, whose wealth has stagnated if not actually decreased.
Më lejoni t'ju jap disa shifra per të kuptuar ç'po ndodh. Ne vitet 1970, një përqind e popullsisë zotëronte rreth 10 perqind të të ardhurave kombëtare ne Shtetet e Bashkuara. Sot, pjesa e tyre është më shumë se dyfishuar në mbi 20 përqind. Por ajo që të bën më shumë përshtypje është ajo çfare po ndodh në majën më të larte të ndarjes së të ardhurave. 0.1 përqind e popullsisë së Shteteve te Bashkuara sot zotëron më shumë se 8 përqind të të ardhurave kombëtare. Ata janë aty ku 1 përqindëshi ishte para 30 viteve Me lejoni t'ju jap një shifër tjetër për ta shpjeguar më mirë këtë, dhe kjo është një shifër e llogaritur në vitin 2005 nga Robert Reich, Sekretari i Shtetit per Punën në administratën e presidentit Clinton. Reich, mori pasurinë e dy prej njerëzve shume të pasur Bill Gates dhe Warren Buffett, dhe zbuloi se ajo ishte e barabartë në pasuri e 40 përqind popullsisë amerikane me të varfër të cilët përbëjnë 120 milionë njerëz. Me sa duket, Warren Buffet nuk është vetëm një plutokrat*, por dhe një nga vëzhguesit më të mprehtë të këtij fenomeni, që ka dhe numrin e tij të preferuar. Buffet pëlqen të verë në pah se në vitin 1992, pasuria e përgjithëshme e njerëzve ne listen e 400-ëve te Forbes -- dhe kjo është lista e 400 amerikanëve më të pasur -- ishte 300 milion dollarë. Tani mendoni këtë Nuk ishte e nevojshme të ishe një miliarder që të ishe përfshirë në atë listë në vitin 1992. Sot, ajo shumë është pesëfishuar ne 1.7 trilionë, dhe ndoshta nuk kam nevoje t'jua them por e njëjta gjë nuk ka ndodhur me klasën e mesme pasuria e së cilës ka mbetur në të njejtat nivele në mos është zvogëluar.
So we're living in the age of the global plutocracy, but we've been slow to notice it. One of the reasons, I think, is a sort of boiled frog phenomenon. Changes which are slow and gradual can be hard to notice even if their ultimate impact is quite dramatic. Think about what happened, after all, to the poor frog. But I think there's something else going on. Talking about income inequality, even if you're not on the Forbes 400 list, can make us feel uncomfortable. It feels less positive, less optimistic, to talk about how the pie is sliced than to think about how to make the pie bigger. And if you do happen to be on the Forbes 400 list, talking about income distribution, and inevitably its cousin, income redistribution, can be downright threatening.
Pra, po jetojmë në kohën e plutokracisë** botërore por na u desh pak kohë ta kuptonim atë. Mendoj se një nga arsyet është sepse ky fenomen nuk është marrë seriozisht. Ndryshimet të cilat janë të ngadalta dhe të vazhdueshme jane te vështira për t'u venë re edhe në ato raste kur ndikimi i tyre është dramatik. Në fund të fundit, mendoni fatin e bretkocës së gjorë, që duke ja ngrohur ujin ngadalë përfundon e zjerë pa e kuptuar. Por mendoj se është dicka tjetër që po ndodh. Duke folur për pabarazinë në të ardhura, edhe nëse ju nuk jeni ne listen e 400 amerikaneve më të pasur të revistës Forbes mund të na bëje të ndihemi jo mirë. Duket pak pozitive dhe optimiste të flasësh se si është ndarë tashmë torta se të mendosh per ta bëre atë më të madhe. Dhe nëse je në listën e më të pasurve të revistës Forbes të flasësh për shpërndarjen e të ardhurave dhe për rishpërndarjen e të ardhurave mund te jetë vërtet kërcënuese.
So we're living in the age of surging income inequality, especially at the top. What's driving it, and what can we do about it?
Ne po jetojme në kohën e rritjes së pabarazisë së të ardhurave veçanërisht në nivelet e larta të shoqërisë. Çfarë po e shkakton këtë që po ndodh dhe çfarë mund të bëjmë për të?
One set of causes is political: lower taxes, deregulation, particularly of financial services, privatization, weaker legal protections for trade unions, all of these have contributed to more and more income going to the very, very top.
Disa nga arsyet janë politike: taksa me te ulta, mungesa e rregullave veçanërisht në fushën e shërbimeve financiare, privatizimi, dobësimi i mbrojtjes ligjore për sindikatat, të gjitha së bashku kanë ndikuar që shumica e të ardhurave të shkojnë te me të pasurit.
A lot of these political factors can be broadly lumped under the category of "crony capitalism," political changes that benefit a group of well-connected insiders but don't actually do much good for the rest of us. In practice, getting rid of crony capitalism is incredibly difficult. Think of all the years reformers of various stripes have tried to get rid of corruption in Russia, for instance, or how hard it is to re-regulate the banks even after the most profound financial crisis since the Great Depression, or even how difficult it is to get the big multinational companies, including those whose motto might be "don't do evil," to pay taxes at a rate even approaching that paid by the middle class. But while getting rid of crony capitalism in practice is really, really hard, at least intellectually, it's an easy problem. After all, no one is actually in favor of crony capitalism. Indeed, this is one of those rare issues that unites the left and the right. A critique of crony capitalism is as central to the Tea Party as it is to Occupy Wall Street.
Të gjithë keta faktore politike mund të permblidhen në kategorinë e "kapitalizmit të kronizmit", ndryshime politike nga të cilat përfiton një grup i brendshëm i mirelidhur por të cilët nuk bëjnë asgjë për ne të tjerët. Në praktikë, te shpetosh nga kapitalizmi i kronizmit është jashtëzakonisht e vështirë. Mendoni për të gjitha vitet që reformatorët e të gjitha llojeve janë përpjekur të heqin qafe korrupsionin në Rusi, për shembull, ose sa e vështirë është te rishikosh ligjet per funksionimin bankar edhe pas krizës më të thellë financiare që nga Depresioni i Madh, ose sa e vështirë është të bësh kompanitë e mëdha shumëkombëshe, duke përfshirë këtu dhe ato që punojnë nën moton 'mos bëj keq'. të paguajnë taksa në të njëjtin nivel me atë që paguajnë familjet e shtresës se mesme. Por nëse në praktikë është shumë e vështirë të shpëtosh nga kapitalizmi i kronizmit, të paktën intelektualisht, është një gjë e lehtë. Në fund të fundit asnjë nuk është në favor të këtij lloj kapitalizmi. Në fakt, kjo është një nga ato çështje të rralla që vë së bashku të majtën dhe të djathtën. Kritika ndaj kapitalizmit të kronizmit është aq qendrore per "Tea Party"<i><b>, sa edhe për "Occupy Wall Street"</b></i>*.
But if crony capitalism is, intellectually at least, the easy part of the problem, things get trickier when you look at the economic drivers of surging income inequality. In and of themselves, these aren't too mysterious. Globalization and the technology revolution, the twin economic transformations which are changing our lives and transforming the global economy, are also powering the rise of the super-rich. Just think about it. For the first time in history, if you are an energetic entrepreneur with a brilliant new idea or a fantastic new product, you have almost instant, almost frictionless access to a global market of more than a billion people. As a result, if you are very, very smart and very, very lucky, you can get very, very rich very, very quickly. The latest poster boy for this phenomenon is David Karp. The 26-year-old founder of Tumblr recently sold his company to Yahoo for 1.1 billion dollars. Think about that for a minute: 1.1 billion dollars, 26 years old. It's easiest to see how the technology revolution and globalization are creating this sort of superstar effect in highly visible fields, like sports and entertainment. We can all watch how a fantastic athlete or a fantastic performer can today leverage his or her skills across the global economy as never before. But today, that superstar effect is happening across the entire economy. We have superstar technologists. We have superstar bankers. We have superstar lawyers and superstar architects. There are superstar cooks and superstar farmers. There are even, and this is my personal favorite example, superstar dentists, the most dazzling exemplar of whom is Bernard Touati, the Frenchman who ministers to the smiles of fellow superstars like Russian oligarch Roman Abramovich or European-born American fashion designer Diane von Furstenberg.
Por në qoftë se "kapitalizmi i kronizmit" është, të paktën intelektualisht, pjesa më e thjeshtë e problemit, gjërat komplikohen kur konsiderohen burimet ekonomike të shpërthimit të pabarazisë së të ardhurave. Në vetvete, këto burime nuk janë aq misterioze. Globalizimi dhe revolucioni teknologjik, këto transformime binjake të ekonomisë që po ndryshojnë jetët tona dhe po trasformojnë ekonominë botërore, po ushqejnë gjithashtu rritjen e super pasanikëve. Mendoni për një moment. Për herë të parë në histori, në qoftë se ju jeni një sipërmarrës energjik me një ide të re të shkëlqyer, ose një produkt fantastik ri, ju mund të hyni pothuajse menjëherë, dhe praktikisht të papenguar në një treg botëror me më shumë se një miliard njerëz. Si rezultat i kësaj, në qoftë se ju jeni shumë, shumë i zgjuar dhe shumë, shumë me fat, ju mund të bëheni shumë, shumë i pasur shumë, shumë shpejt. Ikona e fundit i këtij fenomeni është David Karp. 26 vjeçari themeluesi i Tumblr që kohët e fundit ja shiti kompaninë e tij Yahoo-së për 1,1 miliard dollarë. E llogarisni dot: 1,1 miliard dollarë në moshën 26 vjeç. Është e thjeshtë të shohësh se si revolucioni teknologjik dhe globalizimi krijojnë këtë lloj efekti superstar në fusha shumë të dukshme, si sporti dhe argëtimi. Ne të gjithë e shohim se si një atlet i talentuar apo një aktor i talentuar mund nxjerre përfitim nga aftësitë e tij nëpërmjet ekonomisë botërore si asnjëherë më parë. Por sot, ky efekt superstar po shtrihet përmes të gjithë ekonomisë. Ne kemi superstar të teknologjisë. Kemi superstar të bankave. Kemi superstar juristë dhe arkitektë. Ka superstar në kuzhinë dhe superstar në bujqësi. Ka edhe më, dhe ky është shembulli im i preferuar, dentista superstar, shembulli më mahnitës i të cilit është Bernard Touati, francezi që kujdeset për buzëqeshjet e superstareve të tjera si oligarki rus Roman Abramovich apo krijueses së modës amerikane me orgjinë evropiane Diane von Furstenberg.
But while it's pretty easy to see how globalization and the technology revolution are creating this global plutocracy, what's a lot harder is figuring out what to think about it. And that's because, in contrast with crony capitalism, so much of what globalization and the technology revolution have done is highly positive. Let's start with technology. I love the Internet. I love my mobile devices. I love the fact that they mean that whoever chooses to will be able to watch this talk far beyond this auditorium. I'm even more of a fan of globalization. This is the transformation which has lifted hundreds of millions of the world's poorest people out of poverty and into the middle class, and if you happen to live in the rich part of the world, it's made many new products affordable -- who do you think built your iPhone? — and things that we've relied on for a long time much cheaper. Think of your dishwasher or your t-shirt.
Por nëse është e lehtë të vëresh sesi globalizimi dhe revolucioni tekonologjik po krijojnë plutokracinë globale, është shumë më e vështirë të formosh një opinion mbi këtë çështje. Kjo është për shkak se, ndryshe nga kapitalizmi i kronizmit, shumë nga ajo që globalizimi dhe revolucioni teknologjik kanë prodhuar janë shumë pozitive. Le të fillojmë me teknologjinë. Unë adhuroj internetin dhe pajisjet e mia mobile. E adhuroj faktin se falë tyre mundësohen, të gjithë ata që duan të shikojmë këtë konferencë, përtej këtij auditoriumi. Unë jam më shumë një tifoz i globalizimit. Ky është transformimi që nxori nga varfëria qindra milion njerëz të shtresave më të varfëra të botës, për ti futur në shtresën e mesme, dhe nëse jetoni në pjesën e pasur të botës, globalizimi ka bërë të përballueshme shumë produkte të reja - kush e ka fabrikuar iPhone-in tuaj, sipas jush? - dhe ul çmimin e gjërave që ne përdorim për kaq kohë. Mendoni pjatalarësin automatik apo bluzen tuaj.
So what's not to like? Well, a few things. One of the things that worries me is how easily what you might call meritocratic plutocracy can become crony plutocracy. Imagine you're a brilliant entrepreneur who has successfully sold that idea or that product to the global billions and become a billionaire in the process. It gets tempting at that point to use your economic nous to manipulate the rules of the global political economy in your own favor. And that's no mere hypothetical example. Think about Amazon, Apple, Google, Starbucks. These are among the world's most admired, most beloved, most innovative companies. They also happen to be particularly adept at working the international tax system so as to lower their tax bill very, very significantly. And why stop at just playing the global political and economic system as it exists to your own maximum advantage? Once you have the tremendous economic power that we're seeing at the very, very top of the income distribution and the political power that inevitably entails, it becomes tempting as well to start trying to change the rules of the game in your own favor. Again, this is no mere hypothetical. It's what the Russian oligarchs did in creating the sale-of-the-century privatization of Russia's natural resources. It's one way of describing what happened with deregulation of the financial services in the U.S. and the U.K.
Si mund të mos e pëlqejmë atë? E pra, ka disa arsye . Një nga gjërat që shqetëson mua është lehtësia me të cilën ajo që ju quani një plutokraci meritokratike mund të trasformohet në një plutokraci të kronizmit. Përfytyroni të jeni një sipërmarres i shkëlqyer që ka i shitur me sukses atë ide apo atë produkt miliona individëve në tregun botëror dhe u bë miliarder në këtë proçes. Është joshëse, në atë pikë, të përdorësh kompetencat tuaja ekonomike për të manipuluar rregullat e politikës botërore në favorin tuaj. Dhe kjo nuk është një shembull i thjeshtë hipotetik. Merrni Amazon, Apple, Google, Starbucks. Këto janë ndër kompanitë më të admiruara në botë, më të respektuarat e më inovativet. Kanë gjithashtu një talent të veçantë për të ndikuar në sistemin e taksave ndërkombëtare që të ulin taksat e tyre në mënyrë shumë e shumë të konsiderueshme. Po pse të përqëndohesh vetëm në shfytëzimin e sistemit ekonomik dhe politik ekzistues për të patur fitimin maksimal? Pasi të keni fuqi të jashtëzakonshme ekonomike që jeni në majë të majës të piramidës së shpërndarjes së të ardhurave dhe pushteti politik që në mënyrë të pashmangshme të përfshin, bëhet tmerrësisht tundues të fillosh përpjekjet për ndërrimin e rregullave të lojës në favorin tënd. Edhe një herë, kjo nuk është thjesht një hipotezë. Është ajo që bënë oligarkët rusë duke krijuar shitjet e shekullit me privatizimet e burimeve natyrore të Rusisë. Është një nga mënyrat për të përshkruar atë që ndodhi me derregullimin e shërbimeve finaciare në ShBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
A second thing that worries me is how easily meritocratic plutocracy can become aristocracy. One way of describing the plutocrats is as alpha geeks, and they are people who are acutely aware of how important highly sophisticated analytical and quantitative skills are in today's economy. That's why they are spending unprecedented time and resources educating their own children. The middle class is spending more on schooling too, but in the global educational arms race that starts at nursery school and ends at Harvard, Stanford or MIT, the 99 percent is increasingly outgunned by the One Percent. The result is something that economists Alan Krueger and Miles Corak call the Great Gatsby Curve. As income inequality increases, social mobility decreases. The plutocracy may be a meritocracy, but increasingly you have to be born on the top rung of the ladder to even take part in that race.
Një gjë e dytë që më shqetëson është se sa thjesht plutokracia meritokratike mund të trasformohet në aristokraci. Një mënyrë për të përshkruar plutokratët është një person i fiksuar me teknologjinë që ka sukses dhe që janë shumë të vetëdijshëm se sa të rëndësishme janë në ekonominë e sotme aftësi të sofistikuara analitike dhe sasiore. Kjo është arsyeja pse ata shpenzojnë kohë dhe burime si kurrë më parë në arsimimin e fëmijëve të tyre. Klasa e mesme po shpenzon më shumë në shkollim, por gara për "armatosje" në arsimimin botëror fillon që në çerdhe dhe përfundon në Harvard, Stanford apo MIT, dhe 99 përqindshi po mundet gjithnjë e më shumë nga Një Përqindëshi. Rezultati është diçka që ekonomistët Alan Krueger dhe Miles Corak e quajnë "Kurba e Gatsby-t Madhështor". Ndersa pabarazia e të ardhurave rritet, ashtu bie lëvizshmëria sociale. Plutokracia mund të jetë meritokraci, por gjithnjë e më shumë duhet të kesh lindur në pjesën më lartë të shkallës që të mund të marrësh pjesë në këtë garë.
The third thing, and this is what worries me the most, is the extent to which those same largely positive forces which are driving the rise of the global plutocracy also happen to be hollowing out the middle class in Western industrialized economies. Let's start with technology. Those same forces that are creating billionaires are also devouring many traditional middle-class jobs. When's the last time you used a travel agent? And in contrast with the industrial revolution, the titans of our new economy aren't creating that many new jobs. At its zenith, G.M. employed hundreds of thousands, Facebook fewer than 10,000. The same is true of globalization. For all that it is raising hundreds of millions of people out of poverty in the emerging markets, it's also outsourcing a lot of jobs from the developed Western economies. The terrifying reality is that there is no economic rule which automatically translates increased economic growth into widely shared prosperity. That's shown in what I consider to be the most scary economic statistic of our time. Since the late 1990s, increases in productivity have been decoupled from increases in wages and employment. That means that our countries are getting richer, our companies are getting more efficient, but we're not creating more jobs and we're not paying people, as a whole, more.
Dhe gjëja e tretë, ajo që më shqetëson më shumë, është përhapja me të cilën të njëjtat këto forca gjerësisht pozitive që po nxitin rritjen e plutokracisë në nivel botëror po varfërojnë në të njëjtën kohë klasat e mesme në ekonomitë e industrializuara të Perëndimit. Le të fillojmë me teknologjinë. Të njëjta forca që po krijojnë miliardera gjithashtu po gllabërojnë shumë vende pune që zakonisht i përkasin klasës së mesme . Kur e keni përdorur një agjenci udhëtimesh për herë të fundit? Ndryshe revolucionit industrial, titanët e ekonomisë sonë të re nuk po krijojnë kaq vende pune sa ai revolucion. Në kulmin e saj, General Motors punësoi qindra e mijëra vetë Facebook më pak se 10.000. E njëjta gjë është e vërtetë për globalizimim. Po nxjerr nga varfëria qindra miliona njerëz në tregjet që po shfaqen, gjithashtu po zhvendosin jashtë shumë vende pune nga ekonomitë e zhvilluara të Perëndimit. E vërteta e tmerrshme është se nuk ka ligj ekonomik që automatikisht kthen rritjen e zhvillimit ekonomik në prosperitet të përbashkët për të gjithë. Kjo del në pah në atë që unë konsideroj statistika më e frikshme ekonomike e kohës sonë. Që nga fundi i viteve 90, rritjet e produktivitetit nuk janë shoqëruar me rritjen e pagave dhe të punësimit. Kjo do të thotë që vendet tona bëhen më të pasur, bizneset tona bëhen më efikase, por ne nuk po krijojmë më shumë vende pune dhe në përgjithësi nuk ka paga më të larta.
One scary conclusion you could draw from all of this is to worry about structural unemployment. What worries me more is a different nightmare scenario. After all, in a totally free labor market, we could find jobs for pretty much everyone. The dystopia that worries me is a universe in which a few geniuses invent Google and its ilk and the rest of us are employed giving them massages.
Përfundimi alarmant që mund të nxirret nga kjo, është, për t'u shqetësuar për papunësinë strukturore. Ajo që më shqetëson më shumë është një tjetër skenar i makthshëm. Në fund të fundit, në një treg të punës tërësisht të lirë pothuajse të gjithë mund të gjejmë një vend pune. Dystopia që më shqetëson është një univers në të cilin një grup i vogël gjenish shpik Google-in dhe të ngjashme si Google dhe pjesa tjetër punësohet për tu bërë masazhe atyre.
So when I get really depressed about all of this, I comfort myself in thinking about the Industrial Revolution. After all, for all its grim, satanic mills, it worked out pretty well, didn't it? After all, all of us here are richer, healthier, taller -- well, there are a few exceptions — and live longer than our ancestors in the early 19th century. But it's important to remember that before we learned how to share the fruits of the Industrial Revolution with the broad swathes of society, we had to go through two depressions, the Great Depression of the 1930s, the Long Depression of the 1870s, two world wars, communist revolutions in Russia and in China, and an era of tremendous social and political upheaval in the West. We also, not coincidentally, went through an era of tremendous social and political inventions. We created the modern welfare state. We created public education. We created public health care. We created public pensions. We created unions.
Pra, kur e gjithë kjo më depreson ngushelloj veten duke menduar Revolucionin Industrial. Në fund të fundit, pavarësisht nga uzinat e tij të zymta diabolike, ai ja doli mbanë shumë mirë, apo jo? Në fund të fundit, të gjithë ne jemi më të pasur, më të shëndetshëm, me shtat më të gjatë -- tani, ka disa përjashtime - dhe jetojmë më gjatë se paraardhësit tanë të fillim shekullit të 19-të. Por është e rëndësishme të mbani mend që më parë se të fillonim të ndanim frytet e Revolucionit Industrial midis të gjitha shtresave të shoqërisë, na u desh të kalonim përmes dy depresionesh Depresioni i Madh i viteve '30 , dhe Depresioni i Gjatë i viteve 1870, dy luftra botërore, revolucionet komuniste në Rusi dhe Kinë, dhe një epokë trazirash të mëdha sociale dhe politike në Perëndim. Ne gjithashtu, jo rastësisht, vajtëm drejt një epoke shpikjesh të mëdha sociale dhe politike. Krijuam shtetin modern të mirëqënies. Krijuam arsimin publik. Krijuam shëndetësinë publike. Krijuam pensionet publike. Krijuam bashkimet profesionale.
Today, we are living through an era of economic transformation comparable in its scale and its scope to the Industrial Revolution. To be sure that this new economy benefits us all and not just the plutocrats, we need to embark on an era of comparably ambitious social and political change. We need a new New Deal.
Sot, po jetojmë në një epokë transformimi ekonomik të krahasueshëm në shkallë dhe në fushëveprim, me Revolucionin Industrial. Për të siguruar që kjo ekonomi e re të na sjellë dobi të gjithëve, dhe jo vetëm plutokratëve, ne duhet të fillojmë në një epokë po aq ambicioze me ndryshimet në fushat ekonomike dhe sociale. Ne kemi nevojë për një "New Deal" të ri.
(Applause)
(Duartrokitje)