Hi. I'm going to ask you to raise your arms and wave back, just the way I am -- kind of a royal wave. You can mimic what you can see. You can program the hundreds of muscles in your arm. Soon, you'll be able to look inside your brain and program, control the hundreds of brain areas that you see there. I'm going to tell you about that technology.
Përshëndetje. Do doja të lëviznit duart për të më përshëndetur, pikërisht kështu si po bëj dhe unë -- pak a shume si një përshëndetje mbretërore. Mund të imitoni atë që shikoni. Mund të programoni qindra muskujt që ndodhen në krahët tuaj. Së shpejti, ju do jeni në gjëndje të shikoni në brendësi të trurit dhe të programoni, të kontrolloni qindra zonat e trurit që shikoni aty. Unë do ju tregoj ju mbi këtë teknologji.
People have wanted to look inside the human mind, the human brain, for thousands of years. Well, coming out of the research labs just now, for our generation, is the possibility to do that. People envision this as being very difficult. You had to take a spaceship, shrink it down, inject it into the bloodstream. It was terribly dangerous. (Laughter) You could be attacked by white blood cells in the arteries. But now, we have a real technology to do this.
Njerëzit gjithmonë kanë dëshiruar të shikojnë në brendësi të mendjes njerëzore, trurit njerëzor, për mijëra vite me rradhë. Me sa duket, po vjen nga laboratorët e kërkimit për gjeneratat tona mundësia për ta bërë këtë gjë. Njerëzit imagjinojnë një gjë të tillë si shumë të vështirë. Sikur duhet marrë një anije kozmike, zvogëluar në maksimum dhe injektuar në gjakun tuaj. Ishte shumë e rrezikshme. Mund të sulmoheshit nga rruzat e bardha të gjakut në arterie. Por tani, ne kemi një teknologji reale për ta bërë këtë.
We're going to fly into my colleague Peter's brain. We're going to do it non-invasively using MRI. We don't have to inject anything. We don't need radiation. We will be able to fly into the anatomy of Peter's brain -- literally, fly into his body -- but more importantly, we can look into his mind. When Peter moves his arm, that yellow spot you see there is the interface to the functioning of Peter's mind taking place. Now you've seen before that with electrodes you can control robotic arms, that brain imaging and scanners can show you the insides of brains. What's new is that that process has typically taken days or months of analysis. We've collapsed that through technology to milliseconds, and that allows us to let Peter to look at his brain in real time as he's inside the scanner. He can look at these 65,000 points of activation per second. If he can see this pattern in his own brain, he can learn how to control it.
Do fluturojmë në brendësi të trurit të kolegut tim Peter. Do e bëjmë në mënyrë jo dëmtuese duke përdorur MRI Nuk na duhet të injektojmë asgjë. Nuk na nevojitet radiacioni. Do jemi të aftë të fluturojmë në anatominë e trurit të Peter -- do fluturojme në brëndësi të trupit të tij -- Por gjëja më e rëndësishme, ne do kemi mundësi të shikojmë brënda mendjes së tij. Në kohën që Peter lëviz krahun e tij, ajo pika e verdhë që shikoni aty është ndërfaqja e funksionimit të mëndjes së Peter në aksion. Më parë e keni parë këtë gjë që me elektrodat mund të kontrollojmë krahët e robotëve kemi parë që imazhet e trurit dhe skanerat mund të tregojnë brëndësine e tij. Ajo cfarë është e reja këtu është që ndërkohë që një proces i tillë kërkonte ditë apo muaj analiza. Tani me anë të teknologjisë një gjë të tillë mund ta bëjmë në milisekonda, dhe kjo lejon Peter të shikojë trurin e tij në kohë reale në kohën që truri i tij skanohet. Ai mund të shikojë këto 65,000 pika aktivizimi në sekondë. Nëse ai mund të shikojë këtë në trurin e tij, ai mund të mësojë si ta kontrollojë atë.
There have been three ways to try to impact the brain: the therapist's couch, pills and the knife. This is a fourth alternative that you are soon going to have. We all know that as we form thoughts, they form deep channels in our minds and in our brains. Chronic pain is an example. If you burn yourself, you pull your hand away. But if you're still in pain in six months' or six years' time, it's because these circuits are producing pain that's no longer helping you. If we can look at the activation in the brain that's producing the pain, we can form 3D models and watch in real time the brain process information, and then we can select the areas that produce the pain. So put your arms back up and flex your bicep.
Kanë qënë tre mënyrat për të studiuar trurin: shtrati i terapeutit, ilacet dhe thika (operacioni). Kjo është një alternativë e katërt të cilën së shpejti do e keni në dispozicion. Të gjithë e dimë që gjatë kohës që formojmë mendime ato formojnë kanale të thella në mëndjen dhe trurin tonë. Dhimbja kronike është një shembull. Nëse ju digjeni, ju e tërhiqni dorën tuaj. Por nëse akoma keni dhimbje pas gjashtë muajsh apo gjashtë vjetësh, është sepse këto qarqe po prodhojnë dhimbje që nuk ju ndihmon më. Nëse shikojmë aktivitetin në tru i cili po shkakton dhimbjen ne mund të krijojmë një model 3D dhe të shikojmë në kohë reale trurin që proceson këtë informacion, dhe pastaj mund të selektojmë zonat të cilat po e prodhojnë këtë dhimbje. Atëhere ngrini krahët sërish sipër dhe sforconi bicepsin.
Now imagine that you will soon be able to look inside your brain and select brain areas to do that same thing. What you're seeing here is, we've selected the pathways in the brain of a chronic pain patient. This may shock you, but we're literally reading this person's brain in real time. They're watching their own brain activation, and they're controlling the pathway that produces their pain. They're learning to flex this system that releases their own endogenous opiates. As they do it, in the upper left is a display that's yoked to their brain activation of their own pain being controlled. When they control their brain, they can control their pain. This is an investigational technology, but, in clinical trials, we're seeing a 44 to 64 percent decrease in chronic pain patients.
Tani imagjinoni që ju së shpejti do jeni të aftë të shikoni në brëndësi të trurit tuaj dhe të selektoni zonat e trurit për të bërë të njëjtën gjë. Ajo që po shikoni këtu është, që ne kemi selektuar rrugë të reja në trurin e një pacienti me dhimbje kronike. Kjo mund të ju shokojë, por ne po lexojmë në kohë reale trurin e këtij personi. Ata po shikojnë aktivitetin e trurit të tyre, dhe ata po kontrollojnë rrugën që prodhon dhimbjen e tyre. Ata po mësojnë si ta manipulojnë sistemin i cili liron vetë opiatet endogjene. Ndërkohë që e bëjnë, në anën e majtë sipër është një ekran i cili tregon aktivitetin e trurit të tyre dhe kontrollin që po i bëjnë dhimbjes. Kur ata kontrollojnë trurin e tyre, ata mund të kontrollojnë dhimbjen. Kjo është një teknologji hetuese, por në testet klinike ne shohim prej 44 deri në 64 përqind ulje te pacientet me dhimbje kronike.
This is not "The Matrix." You can only do this to yourself. You take control. I've seen inside my brain. You will too, soon. When you do, what do you want to control? You will be able to look at all the aspects that make you yourself, all your experiences. These are some of the areas we're working on today that I don't have time to go into in detail. But I want to leave with you the big question. We are the first generation that's going to be able to enter into, using this technology, the human mind and brain. Where will we take it?
Ky nuk është "Matrix". Ju mund ta bëni këtë gjë vetëm me veten tuaj. Ju merrni kontrollin. Unë kam parë në brëndësi të trurit tim, edhe ju do e keni këtë mundësi, së shpejti. Kur të keni mundësi, cfarë do donit të kontrollonit? Ju do jeni në gjendje të shikoni të gjithë aspektet të cilët ju bëjnë të jeni vetvetja, të gjitha eksperiencat tuaja. Këto janë disa nga fushat në të cilat ne po punojmë sot që unë nuk kam kohën e duhur të futem në detaje. Por dua tju lë ju pyetjen e madhe. Ne jemi gjenerata e parë që do jetë e aftë të futet, duke përdorur këtë teknologji, në mëndjen dhe trurin njerëzor Ku do e shpëmë atë?