When faced with a big challenge where potential failure seems to lurk at every corner, maybe you've heard this advice before: "Be more confident." And most likely, this is what you think when you hear it: "If only it were that simple." But what is confidence? Take the belief that you are valuable, worthwhile, and capable, also known as self-esteem, add in the optimism that comes when you are certain of your abilities, and then empowered by these, act courageously to face a challenge head-on. This is confidence. It turns thoughts into action. So where does confidence even come from? There are several factors that impact confidence. One: what you're born with, such as your genes, which will impact things like the balance of neurochemicals in your brain. Two: how you're treated. This includes the social pressures of your environment. And three: the part you have control over, the choices you make, the risks you take, and how you think about and respond to challenges and setbacks. It isn't possible to completely untangle these three factors, but the personal choices we make certainly play a major role in confidence development. So, by keeping in mind a few practical tips, we do actually have the power to cultivate our own confidence. Tip 1: a quick fix. There are a few tricks that can give you an immediate confidence boost in the short term. Picture your success when you're beginning a difficult task, something as simple as listening to music with deep bass; it can promote feelings of power. You can even strike a powerful pose or give yourself a pep talk. Tip two: believe in your ability to improve. If you're looking for a long-term change, consider the way you think about your abilities and talents. Do you think they are fixed at birth, or that they can be developed, like a muscle? These beliefs matter because they can influence how you act when you're faced with setbacks. If you have a fixed mindset, meaning that you think your talents are locked in place, you might give up, assuming you've discovered something you're not very good at. But if you have a growth mindset and think your abilities can improve, a challenge is an opportunity to learn and grow. Neuroscience supports the growth mindset. The connections in your brain do get stronger and grow with study and practice. It also turns out, on average, people who have a growth mindset are more successful, getting better grades, and doing better in the face of challenges. Tip three: practice failure. Face it, you're going to fail sometimes. Everyone does. J.K. Rowling was rejected by twelve different publishers before one picked up "Harry Potter." The Wright Brothers built on history's failed attempts at flight, including some of their own, before designing a successful airplane. Studies show that those who fail regularly and keep trying anyway are better equipped to respond to challenges and setbacks in a constructive way. They learn how to try different strategies, ask others for advice, and perservere. So, think of a challenge you want to take on, realize it's not going to be easy, accept that you'll make mistakes, and be kind to yourself when you do. Give yourself a pep talk, stand up, and go for it. The excitement you'll feel knowing that whatever the result, you'll have gained greater knowledge and understanding. This is confidence.
Kur përballemi me ndonjë sfidë të madhe, ku dështimi potencial duket se gjendet në çdo kënd, ndoshta e keni dëgjuar këtë fjalë më parë: "Ki më shumë besim." Me siguri, ajo se çfarë mendoni kur e dëgjoni këtë fjalë është: "Sikur të ishte aq e thjeshtë." Por çfarë është besimi? Merre besimin tënd që ti je i vlefshëm, i aftë, dhe kompetent, që ndryshe njihet si 'vetëbesim', shtoje optimizmin që e ke kur je i sigurtë për aftësitë e tua, dhe pastaj i fuqizuar nga këto, vepro me kurajo që të përballesh me sfidat në mënyrë direkte. Ky është besimi. I kthen mendimet në vepra. Pra nga vjen ky vetbesim? Ka faktorë të ndryshëm të cilët e ndikojnë vetëbesimin. E para: ajo se me çka lind, siç janë gjenet, të cilat ndikojnë në gjëra si balanci i neuro-kemikaleve në trurin tënd. E dyta: mënyra se si trajtohesh. Kjo përfshin presionet shoqërore të ambientit tënd. Dhe e treta: pjesa mbi të cilën ti ke kontroll, zgjedhjet që ti bën, rreziqet që ndërmerr, dhe mënyra se si ti mendon për sfidat dhe pengesat, dhe si reagon ndaj tyre. Nuk është e mundshme që t'i diferencojmë plotësisht këta tre faktorë, por zgjedhjet personale që bëjmë sigurisht që luajnë një rol të madh në zhvillimin e besimit. Pra, duke mbajtur në mendje disa këshilla praktike, ne e kemi fuqinë që të kultivojmë vetbesimin tonë. Këshilla e parë: një zgjidhje e shpejtë. Ka disa trike të cilat mund t'u japin juve një rritje të shpejtë të vetëbesimit për një kohë afat-shkurtër. Imagjino suksesin tënd kur fillon një punë të vështirë, diçka aq e thjeshtë sa dëgjimi i muzikës me bas të thellë; mund të promovojë ndjenja fuqie. Mund edhe të provosh poza të fuqishme ose të inspirosh veten me një fjalim motivues. Këshilla e dytë: beso në aftësinë tënde për t'u përmirësuar. Nëse je duke kërkuar për ndryshime afat-gjata, konsideroje mënyrën se si ti mendon për aftësitë dhe talentet tua. A mendon se janë të caktuara nga lindja, apo se mund të zhvillohen, ashtu si një muskul? Këto besime kanë rëndësi sepse mund të ndikojnë mënyrën se si ti vepron kur përballesh me pengesa. Nëse ke mentalitet të fiksuar, që domethënë që ti mendon se talentet e tua janë të palëvizshme, ti ndoshta dorëzohesh, duke menduar se ke zbuluar diçka në të cilën nuk je aq i mirë. Por nëse ke mentalitet të rritjes e mendon se aftësitë e tua mund të përmirësohen, një sfidë është një mundësi për t'u rritur dhe mësuar. Neuroshkenca e përkrah mentalitetin e rritjes. Lidhjet në trurin tënd forcohen dhe rriten me studim dhe praktikë. Në fakt, mesatarisht, personat që kanë mentalitet të rritjes janë më të suksesshëm, duke marrë kështu nota më të mira, dhe duke pasur më shumë sukses përballë sfidave. Këshilla e tretë: praktiko dështimin. Bëhu i sinqertë, do të dështosh herët a vonë. Të gjithë dështojnë. J.K. Rowling u refuzua nga dymbëdhjetë publikues të ndryshëm para se dikush e zgjodhi "Harry Potter." Vëllezërit Wright ndërtuan mbi përpjekjet e dështuara të historisë për të fluturuar, duke përfshirë edhe disa dështime të tyre, para se t'a dizajnonin një aeroplan të suksesshëm. Studimet tregojnë se ata që dështojnë rregullisht dhe vazhdojnë përpjekjet, janë më të përgatitur t'u përgjigjjen sfidave dhe pengesave në mënyrë konstruktive. Ata mësojnë se si të provojnë strategji të ndryshme, të pyesin tjerët për këshilla, dhe të ngulin këmbë. Pra, mendo një sfidë që do t'a marrësh përsipër, kuptoje se nuk do të jetë e lehtë, pranoje se do bësh gabime, dhe bëju i mirë ndaj vetes kur i bën ato. Jepi vetes një fjalim inspirues, ngrihu në këmbë, dhe filloja. Entuziazmi që ndjen kur e di se pavarësisht nga rezultati, ti do kesh dije dhe të kuptuar më të madh se më përpara. Ky është vetbesimi.